Motivuese

Bëhu e fortë për veten tënde, e nëse ka një luftë, luftoje!

Bëhu e fortë për veten tënde, sot, nesër dhe gjithmonë. Bëhu kurajoze dhe këmbëngulëse, luftoji betejat e tua në mënyrë që askush të mos të të mposhtë, askush të mos harrojë kush je dhe çfarë vlere ke.

Bëhu fisnike, që askush të mos të të poshtërojë, kurrë. Dhe mos e tradhto veten, për asnjë arsye në botë. Trajtoje veten sikur të ishe thesari më i çmuar në botë, një tempull për t’u nderuar dhe mbrojtur dhe kujdes se kë lejon.

Mblidhi të gjitha forcat që janë brenda teje dhe ec me kokën lart, gjithmonë. Ndiq ëndrrat e tua, ec në rrugën e suksesit, arriji qëllimet e tua. Dhe nëse po zhvillohet një luftë, luftoje atë, por vetëm nëse të përket ty, sepse është për veten tënde që duhet të jesh e fortë dhe për askënd tjetër.

Sepse njerëzit do ta tregojnë veten e tyre për atë që janë në të vërtetë, vetëm kur ka diçka për të bërë; tani e di se askush nuk do të të ndihmojë të mbledhësh copat e zemrës tënde të copëtuar. Do të të duhet ta bësh këtë shumë herë dhe do të jesh vetëm, prandaj do të duket gjithmonë pak më e vështirë.

Stuhia do të vijë dhe do ta gjendesh vetëm për ta përballuar, sepse përballë pengesave më të frikshme, pjesa tjetër e botës do të të kthejë shpinën. Mos ki frikë dhe përballume të, me forcën e një hyjnie të frikshme dhe mirësinë e një engjëlli.

Ji e duruar, bashkoje këtë virtyt me forcën brenda teje, për t’u bërë gruaja më e fuqishme që ti njeh. Dhe nëse bota të shkel, rebelohu gjithmonë!

Sep se ti je gjëja më e çmuar që ke, je shoqja jote më e mirë, engjëlli mbrojtës i vetes tënde. Ti je drita në fund të tunelit, je forca dhe ëmbëlsia, je personi më i rëndësishëm në jetën tënde, je njeriu me të cilin do të duhet të jetosh përgjithmonë.

Do të vijnë sfida, ditë të errëta në të cilat do të gjendesh vetëm duke lundruar në detin e stuhishëm dhe do të vësh në dyshim gjithçka që ka qenë, gjithçka që ke bërë. Do të qash duke parë rretherrotull, dhe do të zbulosh se je vetëm, siç nuk ke qenë kurrë.

Por pas një kohe, jeta do të të duket më e bukur, do të buzëqeshësh përsëri dhe do të kuptosh se nuk do të kesh më nevojë për askënd. Sepse atëherë mund të shkosh ku të duash, asgjë dhe askush nuk do të të pengojë. Sepse atëherë mund të tregosh me krenari plagët e tua, të cilat shkëlqejnë si metali më i çmuar, sepse askush nuk do të ta heqë më kurrë buzëqeshjen. / meb.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close