Një studim i ri i shpallur javën e kaluar në “Environmental health perspectives” paralajmëron katastrofë për SHBA-në, sidomos për Nju Jorkun, nëse nuk ndërrohen disa gjëra.
Në raport shkruan që numri i rasteve të vdekjes mund të rritet pr 3,331 gjer më vitin 2080 nëse popullsia vazhdon të rritet dhe Nju Jorku nuk bën ndryshime. Nga viti 2000 – 2006, kanë vdekur mbi 600 qytetare të Nju Jorkut në vit, nga arsye të lidhura me motin e ngrohtë. Nëse qyteti nuk ndërmerr masa për mënyrën se si përballet me temperaturat e larta në të ardhmen e afërt, autorët e hulumtimit thonë që numri do të ulet në 2,271 raste të vdekjes në vit nga temperaturat e larta.
Ata thonë që nëse qyteti i Nju Jorkut nuk bën ndryshime radikale, numri i të vdekurve do të ulet për 167 në vit, por kjo kërkon ulje të madhe të popullsisë, implementimin e iniciativave të reja si p.sh ngjyrosjen e çative me ngjyrë reflektive për ftohje etj. Nëse ndryshimet nuk bëhen, temperaturat në Nju Jork do të rriten për disa shkallë deri në vitin 2080.