Autoritetet shëndetësore në Belgjikë kanë raportuar 303 vdekje të tjera gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar në 3,903 numrin e deritanishëm të viktimave nga koronavirusi.
Megjithëse numri është më i ulët, në krahasim me vendet e tjera të Evropës dhe SH.B.A., popullsia e Belgjikës po kërcënohet nga pandemia dhe se rreziku i shpërthimit tani është më i madh se në Itali.
Sipas raportit ditor, të publikuar nga instituti shëndetësor Sciensano i Belgjikës, në ditën e djeshme u konfirmuan 942 raste të reja, ku 310 persona u shtruan në spital.
Lajmi pozitiv është se 239 të tjerë mposhtën koronavirusin dhe u larguan nga spitali.
Që nga fillimi i shpërthimit të saj, Belgjika ka regjistruar 30.589 raste të koronavirusit./bota.al/