Covid19

Belgjika punëson 2 mijë punonjës ”call center” në ndjekje të rasteve me COVID 19

Belgjika do të punësojë 2,000 persona në call-center për të ndjekur rastet e COVID-19.

Anëtarët e stafit do të flasin me njerëz që kanë virusin, të kuptojnë se me kë kanë qenë në kontakt, dhe më pas njoftojnë këdo që mendojnë se mund ta ketë kontraktuar atë.

“Për secilin person të infektuar rishtas, hetuesi do t’i kontaktojë ata duke pyetur se me kë kanë qenë në kontakt për 14 ditët e fundit,” shpjegoi deputeti belg, Gilles Vanden Burre.

“Pas kësaj,punonjësi do të telefonojë këta persona duke e vënë në dijeni se ju keni qenë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitivisht për Covid-19 sot por pa dhënë emrin e personit.

Iniciativat vijnë ndërsa shtetet evropiane përgatiten të bëjnë tranzicionin nga bllokimi, shkruan Euronews.

“Me strategjinë e heqjes së masave, rihapjes së bizneseve, shpresojmë të shohim familjet tona, miqtë tanë shumë shpejt, në grupe të vogla”, thotë Burre.

“Eshtë thelbësore të jesh në gjendje të gjurmosh në detaje evolucionin e sëmundjes, sepse përndryshe ekziston rreziku për të patur një shpërthim të ri brenda disa muajsh dhe masat e kontrollit do të duhet të merren përsëri, gjë që askush nuk dëshiron”./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button