Bota

Berlin / Një gjest i dashamirës, por që shkakton “telashe”

Berlinezët duhet të kenë menduar se ndriçimi i Portës së Brandenburgut me ngjyrat kombëtare të një vendi, ishte një mënyrë shumë e mirë për të shprehur simpatinë, shkruan Malte Lehming në Der Tagesspiel. Por praktikisht, po shkakton më shumë telashe. Përse, duan të dijnë shumë berlinezë, u realizua shfaqja në vendin e famshëm e flamurit të Britanisë së Madhe, pas vrasjeve më të fundit në Uestminster, ndërkohë që e njëjta gjë nuk u bë me ngjyrat e flamurit rus, pas atentatit terrorist në Shën Petërsburg?

Autoritetet e qytetit shpjegojnë se Berlini është një “partner” i Londrës, por jo i qytetit rus. Po atëherë, përse Porta u ndriçua pas sulmeve terroriste në Orlando dhe Jeruzalem? Asnjë prej tyre nuk është partner zyrtar. Me sa duket, për shkak se Berlini ka “një marrëdhënie speciale” me ata vende. Gjithçka po nis të duket “disi arbitrare”.

Fatkeqësisht, sulme terroriste ndodhin gjatë gjithë kohës – 111 vetëm vitin e kaluar. Për të kujtuar gjithë masakrat, Porta do të duhet të ndriçohet një herë në tre ditë. Berlini është partner me 17 qytete në gjithë botën, duke përfshirë Tashkentin në Uzbekistan, por jo me shumë prej fqinjëve t anë.

A do të shënonte një sulm në Tashkent, por jo në Kopenhagen? Jo. Sado e pashpirt që të tingëllojë, e vetmja zgjidhje është që t’i jepet fund një herë e mirë këtij “rituali tragjedish”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button