Bota

Bërthamorja dhe ISIS: Tratativat e fshehta të Obamës me ISIS-in

Ajatollah Khamenei i shkruan Obamës: “Në lidhje me luftën ndaj Shtetit Islamik nuk bëjmë premtime”

Screen Shot 2015-02-14 at 18.09.00

Një përgjigje e ardhur pas disa muajsh, ndaj një letre që Barack Obama i kishte shkruajtur në tetor Udhëheqjes Supreme Iraniane, duke i kërkuar Teheranit një aleancë në terren për të mposhtur ekstremistët e Shtetit Islamik.
Wall Street Journal ka zbuluar se ajatollahu Khamenei i është përgjigjur Uashingtonit, që flet edhe për një përgjigje të kthyer në javët e fundit.
Bashkëpunimi mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kundër militantëve të al Baghdadit, në këmbim të një ekipi të dërguar për programin bërthamor të Teheranit, kanë qenë në qendër të negociatave të vështira mes palëve. Ishte ky propozimi i Obamës, të cilit Khamenei i është përgjigjur me një letër e cila është quajtur “e respektueshme”, por që nuk merr përsipër angazhime.
As amerikanët, as edhe iranianët nuk kanë konfirmuar në nivel zyrtar ekzistencën e një korrespondence mes udhëheqësve të dy vendeve. Por nuk do të ishte hera e parë që Teherani mbërrin tek një letër për Shtëpinë e Bardhë. Një mesazh i parë nga ajatollahu në vitin 2009, me faqe në të cilat autoritetet i ankoheshin Uashingtonit për një seri abuzimesh të kryer në dëm të tyre gjatë gjashtëdhjetë viteve të fundit.

Leave a Reply

Back to top button