Korea e Veriut është zotuar të përshpejtojë programin e vet bërthamor, për t’u mbrojtur nga sulme të ngjashëm me atë që urdhëroi presidenti i SHBA, Donald Trump, kundër një baze ajrore në Siri.
Korea e Veriut e quajti “absolutisht të pafalshëm” sulmin e SHBA dhe tha se, ai vërtetonte që armët bërthamore janë të justifikuara si mbrojtje nga Uashingtoni si dhe “lëvizjet e tij drejt luftës”. Një takim i Komitetit Qendror të Partisë së Punës në pushtet miratoi përshpejtimin e programit.
Komentet u bënë nga një zyrtar i Ministrisë së jashtme, si dhe u përcollën nga agjencia shtetërore e lajmeve dje.
“Sulmi ajror i SHBA kundër Sirisë është një akt i qartë dhe i patolerueshëm agresioni kundër një shteti sovran, dhe ne e dënojmë me forcë”, tha një zyrtar i qeverisë në Korenë e Veriut. “Ai vërteton një milion herë se vendimi ynë për të forcuar programin tonë bërthamor ka qenë zgjedhja e duhur. Vetëm fuqia jonë ushtarake do të na mbrojë nga agresioni imperialist. Ne do të vazhdojmë të fuqizohemi ushtarakisht në mënyra të ndryshme, me qëllim që të përballojmë aktet e shtuara të agresionit nga SHBA”.
Sulmi i SHBA ndaj Sirisë erdhi pas një sulm me armë kimike në një qytet sirian të mbajtur nga rebelët. Në atë sulm mbetën të vdekur 80 persona.
OKB e ka ndaluar Korenë e Veriut që të kryejë teste me raketa apo bërthamore, por Feniani ka vazhduar të kryejë teste bërthamore gjithnjë e më të forta. / bota.al