Të dyja kanë legjione të tërë ndjekësish besnikë, por fansat më të mëdhenj të Adele dhe Beyonce janë… njëra-tjetra. “Kur këndon Adele, ti e ndien se vjen nga një sinqeritet dhe pastërti e pafiltruar”, tha nd dhjetor për Vanity Fair këngëtarja e Lemonade në lidhje me miken e saj, albumi i të cilës bëri të shpërthejnë në lot edhe pesha të rënda të Hollivudit (si Kate Hudson).
“Ajo të shpie në vende ku artistët nuk shkojnë më”. Por natën e cmimeve Grammy, do të jenë edhe konkurrente të forta pasi albumet e tyre janë në luftë për Këngën e Vitit dhe Albumin e vitit. Tjetër gjë e përbashkët? Ndonëse nëpër këngët e tyre gjen shumë fjalë për brishtësinë e marrëdhënieve, të dyja kanë lidhje shumë të forta dhe me siguri, partnerët respektivë, Simon Konecki dhe Jay Z do të jenë në krah të tyre në natën e madhe. /bota.al