Kinema & TV

Beyonce pjesë e filmit “The Lion King”.

Këngëtarja e njohur Beyonce do të jetë pjesë e prodhimit të filmit më të ri vizatimorë nga ana e Disney. Ajo do të jetë zëri i Nalës, luanesha e ëmbël me të cilën dashurohet Simba, në filmin remake live action të “Disney”, “The Lion King”.

Lajmi u dha nga vetë “Disney”, por dhe nga këngëtarja, së bashku me emrat e yjeve të tjerë që do të jenë pjesë e kastit. Filmi pritet të dalë më 19 qershor 2019.

Përveç Beyonce, do të jenë edhe reperi dhe aktori Donald Glover, që do të ketë rolin e Simbës. James Earl Jones (Mufasa), Chiëetel Ejiofor (Scar), Seth Rogen (Pumba) dhe komiku Billy Eichner (Timon). Regjisori i këtij projekti do të jetë Jon Favreau, që ka punuar për këtë zhanër, remake live action, për “The Jungle Book”. Sipas zërave, Beyonce mund të jetë dhe autorja e kolonës zanore të filmit.

https://twitter.com/Disney/status/925853092255551488/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-41840954

Leave a Reply

Back to top button