Shkalla e vdekjes nga koronavirusi në Spanjë vazhdon të jetë në rënie.
Në 24 orët e fundit, Spanja ka raportuar 399 vdekje, shifër kjo më e ulët se ajo e së dielës prej 410 rastesh.
Në total 20,852 njerëz kanë humbur jetën teksa numri i të prekurve shkon mbi 200 mijë. Fatmirësisht raportohet se më shumë se 80,000 janë shëruar.
Ndërkohë, kryeministri Pedro Sánchez pritet të kërkojë nga parlamenti të zgjasë bllokimin e vendit deri në 11 maj./bota.al/