Boris Johnson do të japë dorëheqjen sot si kryetar i Partisë Konservatore në Britani të Madhe. Lajmi bëhet i ditur nga BBC, që raporton se si Kryeministër, Johnson do të qëndrojë në detyrë deri në Vjeshtë.
Gjatë këtyre muajve do të zhvillohet një garë e brendshme brenda konservatorëve për të zgjedhur kryetarin e partisë dhe në Tetor Partia Konservatore pritet të zgjedhë Kryeministrin e ri.
Gjatë ditëve të fundit, qeveria e Johnson është përballur me “furtunë” dorëheqjesh të ministrave të tij.
Pesë ministra dhe më shumë se 40 nënsekretarë dhe asistentë parlamentarë kanë dhënë dorëheqjen, duke i kërkuar Kryeministrit britanik të japë dorëheqjen.