Covid19

Bilanc lufte në SHBA, shënohen mbi 2 mijë viktima brenda 24 orëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nën kërcënimin e pandemisë së koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar më shumë se 2000 vdekje, duke u bërë kështu vendi i parë në botë që raporton një shifër kaq të lartë.

Shifrat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se 2,108 njerëz vdiqën në 24 orët e kaluara, raporton The Guardian.

Amerika së shpejti mund të tejkalojë bilancin e Italisë si vendi me vdekjet më të larta nga koronavirusi në të gjithë botën. Ndërkohë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se pandemia nuk ka arritur ende kulmin.

Leave a Reply

Back to top button