Koronavirusi vazhdon akoma ta mbajë pezull botën me numrin e të infektuarve dhe viktimave që shkakton çdo ditë. Por duhet thënë se ritmi është ngadalësuar në krahasim me muajin e parë të përhapjes së virusit.
Sot numri i personave të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën ka arritur shifrën 6,120,740.
Vendi më i goditur vazhdon të jetë SHBA-ja që numëron më shumë se 1.7 milionë persona pozitivë me Covid-19 dhe 104 115 viktima, e ndjekur nga Brazili, Rusia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Ndërkohë numri i viktimave nga koronavirusi në mbarë globin deri tashmë ka shkuar në 369 328 individë.
Kujtojmë se në Shqipëri janë konfirmuar 1137 të infektuar dhe 33 viktima. /Bota.al/