HistoriMAIN

Bisedat Bush-Kohl: “Gorbaçovi nuk do të na nxjerrë pengesa”

Sowjetischer Staats- und Parteichef Gorbatschow in Bonn 1989PJESA E TRETE

MEMORANDUM I BISEDES TELEFONIKE

LENDA: Thirrje telefonike nga Kancelari Helmut

Kohl i Republikës Federale të Gjermanisë PJESEMARRES: Presidenti

Helmu Kohl, Kancelar

Robert Hutchings, Stafi i Këshilit Kombëtar të Sigurisë (rregjistrues i bisedes)

Gisela Marcuse (Përkthyese)

DATA, KOHA DHE VENDI: 03 Tetor, 1990; 09:56 – 09.59 p.m.; Zyra Ovale

Presidenti: Helmut! Jam në një takim me anëtarë të Kongresit të SHBA dhe po të telefonoj për të të uruar gjithë të mirat, në fund të kësaj dite historike.

Kancelari Kohl: Gjërat po sh- kojnë shumë, shumë mirë. Jam në Berlin. Këtu ndodheshin një mil- ionë vetë natën që kaloi, pikërisht në vendin ku më parë ndodhej Muri – dhe ku Presidenti Regan i bëri thirrje Gorbaçovit që të hapte këtë portë. Fjalët nuk mund të përshkruajnë atë që ndieva. Moti është shumë i mirë dhe i ngrohtë, fatmirësisht. Kishte turma të mëdha të rinjsh. Tetëdhjetë përqind ishin nën moshën 30 vjeç. Ishte fantastike.

Pak çaste më parë pati një duartrokitje gjigande kur Presidenti ynë tha se e gjithë mirënjohja jonë i shkon në mënyrë të veçantë miqve tanë Aleatë dhe mbi të gjitha miqve tanë amerikanë. Edhe unë e ndaj këtë mendim. Kur të bëhet deklarata në Parlament, në të do të thuhet se të gjithë presidentët amerikanë, që nga Harry Truman e deri tek George Bush e mundësuan këtë gjë. Dua t’ju falënderoj edhe një herë për të gjithë mbështetjen që na keni dhënë.

Presidenti: Pati një mbulim shumë të gjerë në televizionet amerikanë.

Amerika është shumë krenare që ka qëndruar dhe mbështetur ju në këto negociata, dhe ne identifikohemi me shpresat e popullit gjerman. Më duhet të kthehem në një tjetër mbledhje, por desha të të them se jemi shumë krenarë që qëndrojmë përkrah popullit gjerman.

Kancelari Kohl: Faleminderit shumë.

Presidenti: Mirupafshim, miku im!

Kancelari Kohl: Urimet e mia më të mira edhe për kongresmenët.

n  Fundi i bisedës telefonike –

 

SEKRET 1180 SHTEPIA E BARDHE

WASHINGTON

MEMORANDUM I BISEDES TELEFONIKE

LENDA: Thirrje telefonike nga Kancelari Helmut Kohl i Republikës Federale të Gjermanisë PJESEMARRES: Presidenti

Helmu Kohl, Kancelar

Robert Hutchings, Stafi i Këshilit Kombëtar të Sigurisë (rregjistrues i bisedes)

Gisela Marcuse (Përkthyese)

DATA, KOHA DHE VENDI: 13 Shkurt, 1990; 1:49 – 2.00 p.m.; Zyra Ovale

Telefonatën e kërkoi Kancelari Kohl.

Presidenti: Helmut, si je?

Kanceari Kohl: Mirë. Kryeministri Modrou është këtu sot. Situata vijon të jetë dramatike. Nga 1 janari e deri sot, 80 000 vetë kanë ardhur nga RDGJ në drejtim të Republikës Federale. Kjo është arsyeja përse kërkova një bashkim monetar dhe një komunitet ekonomik. Ne do të na duhet t’i bëjmë thirrje qeverisë që do të vijë pas 18 marsit që të miratojë të gjithë këto.

Së pari, Ju faleminderit për gjithçka që bëtë në Moskë. Ju lutem, përcillini të falat e mia Jim Bakerit si dhe përgëzimet për punën e mrekullueshme që ka bërë. Unë besoj se letra që më dërguat përpara se të shkoja në Moskë do të konsiderohet një ditë, si një prej dokumenteve më të rëndësishëm në historinë gjermano-amerikane. Ndihma juaj është e paçmueshme.

Më lejoni të them disa fjalë në lidhje me bisedimet e mia në Moskë. Gorbaçov ishte shumë i relaksuar. Ai kishte patur një javë shumë të vështirë në Komitetin Qendror, por nga ana tjetër kishte besim se në Kongresin e Partisë gjërat do të ecnin pa pengesa. Por, problemet me të cilët ai përballet janë shumë të mëdha – kombësitë, situata e furnizimit me ushqime – dhe unë ende nuk jam në gjendje të shoh dritë në fund të tunelit.

Jeni njohur me tekstin që ne publikuam së bashku në lidhje me Problemin Gjerman. Ishte goxha i kënaqshëm. Ne do të ecim në atë drejtim tani, si dhe në drejtime paralele sa i përket politikave të sigurisë. Ne diskutuam gjithashtu të njëjtat pika që Jim Baker kishte diskutuar më parë, pra që dy shtetet gjermanë duhet të punojnë së bashku me Katër Fuqitë – SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe BRSS-në. Jam informuar prej Hans-Dietrich Genscherit, i cili më telefonoi nga Otava një orë më parë, se ministrat e jashtëm janë duke diskutuar të njëjtat gjëra. Kjo është një prej temave që duhet ta diskutojmë në mënyrë rrënjësore në Camp David: e ardhmja e NATO-s dhe e Paktit të Varshavës. Kam ndjesinë që do të gjejmë një zgjidhje, por që do të na duhet të punojmë shumë. I thashë përsëri Gorbaçovit se neutralizmi i Gjer- manisë, për mua është jashtë çdo lloj diskutimi.

Presidenti: E pranoi në heshtje, apo thjeshtë të dëgjoi? Si reagoi?

Kancelari Kohl: Përshtypja ime është se kjo është një temë për të cilën ata dëshirojnë të negociojnë, por që ne mund të fitojmë në këtë pikë gjatë negociatave. Modalitetet do të jenë të rëndësishme, por unë besoj me të vërtetë se mund të arrijmë në një zgjidhje.

Presidenti: Duhet të gjejmë një zgjidhje. Takimi i Camp Devid do të jetë shumë i rëndësishëm, dhe unë jam jashtëzakonisht shumë i kënaqur që ti do të kesh mundësinë të vish. Kur dëgjova komentet e tua nga Moska dhe kur dëgjova se Gorbaçovi kishte hequr tashmë një pengesë të vjetër ndaj ribashkimit, po mendoja për ty si për një mik. Duhet të ketë qenë një moment shumë emocional për ty. Sigurisht, populli gjerman dëshiron që të jetë i bashkuar.

Kancelari Kohl: Kjo është shumë e vërtetë. Ky është një moment shumë i madh për ne. Sot, gjatë një mbledhje që kisha në Bundestag si dhe me Fraktioin tim, u thashë të gjithëve se pa miqtë tanë amerikanë kjo gjë nuk do të kish qenë e mundur.

Presidenti: Pres vizitën tënde. Ne kemi mbështetur pozicionin tua të deklaruar tashmë se anëtarësimi në NATO do të ishte gjëja e duhur. Nuk do t’i largohemi aspak këtij qëndrimi, por gjithësesi na duhet të flasim dhe të shohim se ku mund të tregohemi më elastikë dhe ku duhet të jemi më të vendosur. Unë mendoj se takimi ynë në Camp David do të jetë shumë i rëndësishëm.

Kancelari Kohl: Edhe unë mezi po e pres atë takim.

Presidenti: A do të vijë edhe Hannelore?

Kancelari Kohl: Po.

Presidenti: I thuaj të mos marrë rroba shumë zyrtare. Do të jetë njësoj si në kabinën tuaj në mal.

Kancelari Kohl: Fantastike!

Presidenti: Të falënderoj për telefonatën. Do të qëndrojmë në kontakt.

–        Fundi i bisedës telefonike –

Kliko: (PJESA E PARE. PJESA E DYTE.)

 

Leave a Reply

Back to top button