Një intervistë me Blake Fielder, njeriu që është martuar dhe sidomos ka shkatërruar këngëtaren e famshme Amy Winehouse. “Njëri nga të dy duhej t’i jepte goditjen fatale tjetrit. Me radhë, unë dhe Blake ia kemi thyer zemrën shoshoqit…”.
Blake Fielder është pa kurrfarë dyshimi figura më e urryer në jetën trishtueshmërisht të shkurtër të Amy Winehouse. Ka qenë ai, pak kohë pas martesës së tyre të 2007 në Miami, që e ka futur këngëtaren në botën e heroinës, hashashit dhe të vetëshkatërrimit, me pasojat që i kanë krijuar legjendën: atë të një ylli të ri të shkatërruar nga djajtë dhe nga fama e saj. Amy ka vdekur, e vetmuar, prej helmimit nga alkooli në 2011. Kufoma e saj është gjetur përmbys në krevat nga truproja që jetonte në shtëpinë e saj.
Kishte pirë një sasi të madhe vodke duke shikuar videot e shfaqjeve të saj në YouTube. Ishte vetëm 27 vjeç, të njëjtën moshë me atë të Jimi Hendrix, Janis Joplin dhe Kurt Cobain…
[real3dflipbook id=”539″]