Tre agjentë të plagosur në një kafene ku po debatohej për Islamin dhe për lirinë e shprehjes. Janë dy të dyshuarit dhe mendohet që kanë ardhur me një makinë të zezë. Në kafene ishte i pranishëm karikaturisti Lars Vilks, një prej autorëve të të ashtuquajturave karikatura blasfemike mbi Muhametin që u botuan në shtator të 2005-ës në të përditshmen Jylland-Posten
Alarmi për terrorizmin zbarkon edhe në Danimarkë. Eshtë me të paktën tre policë të plagosur bilanci i një atentati në një kafene, dhe jo jashtë parlamentit danez në Kopenhagë, sic ishte bërë e ditur fillimisht nga mediat lokale.
Mendohet që të dyshuarit janë dy dhe të kenë ardhur me një makinë të zezë. Në mure numërohen deri tridhjetë shpime me plumba. Mes të tjerëve, në kafene ishte i pranishëm karkaturisti Lars Vilks, një prej autorëve të të ashtuquajturave karikatura blasfemike mbi Muhametin që u botuan në shtator 2005 nga Jylland-Posten (ai u kërcënua disa herë me vdekje dhe i shpëtoi një atentati) sid he ambasadori i Francës, Francois Zimeray. Të dy kanë dalë të palënduar.
Në këtë bar po zhvillohej një debat se si mund të pajtohet liria e shprehjes dhe respektit për fetë, pas sulmit në Paris në 7 janar të këtij viti ndaj të përjavshmes satirike Charlie Hebdo, ku du kaedistë masakruan me plumba 12 persona, mes të cilëve edhe drejtorin si dhe tre karikaturistë.