Bota

Blic në Paris. Policë të plagosur, terroristë të vrarë dhe një grua kamikaze

Screen Shot 2015-11-18 at 09.06.38

Që në orët e para të mëngjesit, policia franceze ka kryer një blic kundër atij që supozohet se është truri i sulmeve të Parisit, Abdelhamid Abaaoud. Operacioni ka vazduar gjatë në Saind-Denis, periferi në veri të Parisit, ku mendohet se janë mbyllur pesë persona në një apartament. Ka patur shpërthime dhe të shtëna. Disa agjentë të policisë janë plagosur. Policia ka mbyllur qendrën e qytetit dhe u ka kërkuar qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë. Tre terroristë kanë gjetur vdekjen gjatë sulmit, mes tyre një grua kamikaze që është hedhur në erë. Mendohet që janë arrestuar tre terroristë. Zona e “strofullës” së terroristëve ndodhet më pak se një kilometër larg nga stadiumi./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button