Bota

Bllokimi i WhatsApp, miliona përdorues nuk e përmbajnë zemërimin

Miliona përdorues kanë ngelur të inatosur këtë mëngjes, pasi WhatsApp pësoi një ndërprerje në të gjithë  Evropën. Aplikacioni i telefonit celular nuk punonte dhe preku kryesisht njerëz në jug të Anglisë dhe Evropës Perëndimore, për rreth dy orë.

Sipas Down Detector, ka pasur probleme në të gjithë Evropën, si dhe në vende të izoluara në Indi, Singapor, Mozambik, Vietnam dhe Irak. Përdoruesit postonin në Twitter për të parë nëse të tjerët po përjetonin të njëjtin problem dhe shumë prej tyre e kanë shprehur zhgënjimin e tyre, me disa meme për të qeshur.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi  problemin e shërbimit, pasi WhatsApp dhe Facebook nuk kanë zbuluar asnjë informacion mbi ndërprerjen. Javën e kaluar WhatsApp pushtoi titujt, duke prezantuar një veçori të re ‘fshini për të gjithë’, duke u lejuar përdoruesve të fshinin një mesazh të turpshëm brenda shtatë minutave nga dërgimi i tij. Ky tipar aktualisht po shikohet nga përdoruesit në Android dhe iOS, edhe pse nuk është e qartë se sa i përhapur dhe shpejt do të zhvillohet ky opsion. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button