Komplote

Bomba në Beirut. Çfarë i fshehu Mossadi zbulimit amerikan?

beirut

Në vitin 1983, mbi 240 ushtarë amerikanë u vranë në kazermat e Marinës së SHBA në Bejrut, në një sulm me një kamion të mbushur me eksploziv nga një grup radikal terrorist shiit. Sipas ish-oficerit të Mosadit, Viktor Ostrovski, agjensia izraelite kishte informacione të veçanta nga një informator, se Hezbollahu po përgatiste një kamion me eksploziv për sulmin, por drejtori i Mosadit, Nahum Admoni, ia fshehu qëllimisht informacionin inteligjencës amerikane.

Izraelitët mund të ketë shpresuar, se një sulm i tillë do të dëmtonte në mënyrë të pakthyeshme marrëdhëniet e SHBA-së me vendet arabe. Mendohet se, Admoni t’u ketë thënë njerëzve të tij: “Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur amerikanët. Ata janë një vend i madh. Thjesht u dërgoni atyre informacione normale”.

Kjo i referohej mesazheve të rregullta të Mosadit, mbi rrezikun e mundshëm nga Libani, të cilat kishin të ngjarë të injoroheshin. Nga anën tjetër, siguria në bazë ishte jashtëzakonisht i dobët, dhe paralajmërimet e vazhdueshme, pa asnjë sulmkonkret i kishte bërë forcat amerikane dyshuese ndaj raporteve të tillla.

Deklarata e Ostrovskit dukej të ishte e besueshme, për shkak se ai kishte njohuri të thella mbi emrat e personelit të Mosadit, kodet, dhe vendet e sigurta. Paradoksalisht, qeveria izraelite ngjalli shumë interes, me përpjekjen për të ndaluar botimin e librit të tij “Me anë të Mashtrimit”.

Gjithësesi, mbeten ende disa pikëpyetje në lidhje me arsyet e vërteta të largimit të tij nga Mosadi. Ostrovski tha se ai ishte bërë “kokë turku” për një dështim të agjensisë, gjë që kishte vënë në siklet izraelitët, por ai mund të jetë edhe vetëm një ish-punonjës i prekur në sedër. Ostrovski gjithashtu e humbi besueshmërinë, për shkak të pretendimeve të tij sensacionale por që kanë pas gjasa, se në bazën stërvitore të Mosadit në Glilot, zhvillohen orgji ku përfshihen edhe ushtaret femra./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button