Kinema & TVMagazine

Bombë në Hollivud. Kevin Spacey bën me dije homoseksualitetin e tij.

Këtë të dielë aktori amerikan Kevin Spacey tregoi se është homoseksual dhe i kërkonte ndjesë publike për ngacmim të një kolegu gjatë një festë 30 vite më parë. “E di se ka shumë histori për mua dhe disa prej tyre janë ushqyer nga fakti se gjithmonë kam qenë i rezervuar për jetën time private.” – shkroi aktori në Twitter. “Kam patur marrëdhënie me burra dhe gra. I kam dashur dhe kam patur takime romantike me burra gjatë jetës sime, tani zgjedh të jetoj si një burrë homoseksual. Dua të përballem me këtë me ndershmëri dhe kjo fillon që nga egzaminimi i sjelljes sime.” – tha Spacey.

Këto deklarime vijnë pas akuzave të Anthony Rapp, asokohe 14 vjeç, për propozime seksuale gjatë një feste në apartamentin e Spacey-t në Nju Jork, në vitin 1986. Rapp njihet për punën e tij në Star Trek, Discovery. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Kevinit, në atë kohë 26 vjeç dhe Rapp ishte i vetmi minoren në festë, po shihte tv deri nga mesnata kur Spacey i hyn në dhomë dhe i afrohet me një avancim seksual. “Spacey ishte në këmbë tek dera, dukej sikur po balanconte trupin. Kur hyri në dhomë mendova se ishte i dehur dhe pa më thënë gjë më ngriti si një i dashur ngre të dashurën e tij. Në fillim nuk lëviza sepse s’po kuptoja ç’po ndodhte. Më pas më hipi sipër. Ndenji ashtu për shumë kohë, derisa Rapp u largua. Në komunikatën e tij Spacey tha se ndihej i tmerruar nga episodi dhe kërkonte falje edhe pse nuk  e mbante mend. “Kam shumë respekt për punën e Rapp-it si aktor. Jam mëse i tmerruar kur e dëgjoj. Sinqerisht nuk e kujtoj çfarë ka ndodhur 30 vite më parë, por nëse jam sjellë ashtu siç thotë ai i kërkoj falje për këtë sjellje të pahijshme prej të dehuri dhe më vjen keq për ndjenjat që ka mbajtur gjatë kësaj periudhe.” – shtoi aktori.

 

 

Leave a Reply

Back to top button