Covid19

Boris Johnson del nga terapia intensive

Kryeministri britanik, Boris Johnson, fatmirësisht po bën përparim në rikuperimin e tij ndaj Covid-19, njoftoi zyra e tij këtë të Shtunë.

Johnson doli nga kujdesi intensiv pas tre netësh të enjten, dhe vetëm të premten ai kishte filluar të ecte, megjithëse shërimi i tij ishte në një fazë të hershme. “Kryeministri vazhdon të bëjë përparim shumë të mirë,” tha një zëdhënëse e Downing Street.

Kujtojmë se Johnson qëndroi në vetizolim për 10 ditë pasi u infektua me Koronavirus, mirëpo simptomat e sëmundjes nuk po i kalonin, duke e detyruar të shtrohet në spital.

Leave a Reply

Back to top button