Boris Johnson deklaroi se ai do të punojë “natë e ditë” për të shpërblyer besimin e votuesve, pasi ai i udhëhoqi konservatorët drejt një fitoreje “historike” në zgjedhje.
Me vetëm dy vende të mbetura për t’u shpallur, Tories kanë një shumicë prej 76 deputetësh.
Duke folur në Londër, Kryeministri tha se ky është një mandat për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE muajin e ardhshëm “pa ‘nëse’ dhe pa ‘por’”.
Jeremy Corbyn tha se ai nuk do të luftojë për mandat tjetër si drejtues i Laburistëve, pasi partia “u zhduk” në zonat e saj tradicionale.
Në fjalimin e fitores, z. Johnson tha se ishte një “agim i ri” për vendin – duke i bërë jehonë komenteve që Toni Bler bëri kur fitoi pushtetin në vitin 1997.
Ai falënderoi votuesit Laburistë, shumë prej të cilëve, tha ai, kishin mbështetur për herë të parë Konservatorët.
Ai tha se ishte misioni i tij për të mbajtur premtimet për ta duke udhëhequr një “qeveri të popullit” dhe duke përmbushur “besimin e shenjtë” të vendosur tek ai.
“Populli dëshiron ndryshim,” tha ai. “Ne nuk mundemi dhe nuk duhet të heqim dorë!”