Bota

Boris Xhonson & Donald Tramp, ku ngjajnë dhe ku dallojnë mes tyre?

Screen Shot 2016-06-30 at 16.46.46Nga Geoffrey M. Vaughan

Herën e fundit që shumica e amerikanëve dëgjuan për Boris Xhonsonin, ishte moment fatkeq kur mbeti pezullur në ajër për disa minuta, i bllokuar në një balonë me ajër, në kuadër të ceremonisë hapëse të Olimpiadës së Londrës në vitin 2012. Ai ishte në mandatin e tij të dytë si kryetar i bashkisë së Londrës, dhe dukej qesharak. Ishte nga ato lloj incidentesh që zakonisht i japin fund një karriere politike (kujtoni Majkëll Dukakisin me përkrenare në kokë), por kjo nuk vlen për Xhonsonin.

Tashmë, katër vjet më vonë, pasi ishte fytyra publike e fushatës së Brexit, duket i gatshëm të bëhet kreu i konservatorëve të Britanisë. Xhonson, i njohur thjesht si “Boris” në shumicën e Britanisë, ka pasur një prani të shquar në politikë që nga fundi i viteve 1980, si një kolumnist, gazetar, redaktor, dhe personalitet i botës mediatike. Ai e vazhdoi karrierën e tij gazetareske, edhe kur shërbeu si anëtar i parlamentit dhe kryebashkiak i Londrës.

Me sa duket, paga si kryebashkiak prej 140.000 paundësh në vit nuk ishte e mjaftueshme për të jetuar, dhe kishte nevojë për pagesën shtesë prej 250.000 paundësh nga gazeta “Daily Telegraph”. Duket se ai ka shije të shtrenjta. Me sa duket i ka fituar ato në kolegjin Eton, ndoshta më i famshmi në botë, ku ka studiuar edhe vetë Dejvid Kameron, kryeministri aktual.

Të dy vazhduan më pas studimet në Oksford, para se secili të ndiqte karrierën e vet në Londër. Nga pozita e tij e lartë si gazetar, Xhonson u zgjodh dy herë në parlament në dy zona të ndryshme elektorale, dhe ka mbajtur një shumëllojshmëri pozicionesh drejtuese në opozitë. Në të dyja fushatat ai u rendit në lista në zona të sigurta. Vetëm gara e tij për kryebashkiak ishte vërtet konkuruese, dhe ai e fitoi atë gjithësesi. Kjo biografi e shkurtër do të sugjeronte se ai është një zgjedhje logjike e kryeministrit të ardhshëm nga ana e Mbretëreshës.

Një gazetar i njohur dhe politikan i suksesshëm me edukimin e duhur – 9 nga 12 kryeministrat e kryeministrit që nga koha e Çërçilit patën studiuan në Oksford, dhe katër prej tyre në Eton – do të ishte në çdo listë për poste të larta. Por ky nuk duket të jetë rasti. Incidenti me balonën ishte jo vetëm më fotozheniku i ngjarjeve të shumta që duhet t’i kishin dhënë fund karrierës politike të Xhonsonit, apo ta pengonin atë që në fillim.

Në shkrimet e tij për “Spectator” dhe “The Telegraph”, ai ka marrë aq shumë pozicione kontradiktore, saqë është pothuajse e pamundur të dihet se çfarë beson në të vërtetë, përveçse mbi çështjen e raportit të vendit me BE-në. Një konstante e karrierës së tij si shkrimtar i talentuar dhe luftarak, është një dëshirë për gafat politikisht të pasakta.

“Për dhjetë vjet”, shkroi në një rast, “ne në Partinë Konservatore kemi përdorur stilin e orgjive kanibaliste dhe të vrasjes së shefit si në Papua Gunienë e Re, prandaj ne e shohim me një fare habie të lumtur, sesi marrëzia ka kapluar Partinë Laburiste”. Kur më vonë u detyrua t’i kërkojë ndjesë qeverisë dhe popullit të Guinesë së Re, ai s’mundi ta bëjë si duhet:”Unë nuk doja të fyerja popullin e Papua Guinesë së Re, të cilët jam i sigurt që bëjnë një jetë familjare borgjeze të paqortueshme…”.

Sigurisht, mbështetësit e tij e mbrojtën si një nga disa njerëzit mjaftueshëm të guximshëm për të thënë të vërtetën. Xhonson bart shumë nga karakteristikat që kritikët konservatorë të Trampit dëshironin që ky i fundit t’i kishte. E vërteta mund të jetë një problem për dikë që u pushua nga puna e tij e parë në gazetën “Times” pasi trilloi një citim. Ai më vonë u shkarkua nga kabineti hije i Majkëll Hauardit pasi kishte gënjyer mbi një lidhje jashtëmartesore, nga e cila ai kishte patur të paktën një fëmijë.

Gënjeshtrat seriale dhe tradhëtia bashkëshortore, nuk janë zakonet e preferuara të një kryeministri moralisht të pastër që do të donte Mbretëresha. Duke folur për qeverisjen, janë edhe flokët. Ai ka llogari në Tëitter dhe Facebook. A po fillon të duket si dikush tepër i njohur për ne amerikanët? Krahasimet e Xhonsonit me Donald Trampin, rifilluan me intesitet pasi “Donaldi” kaloi në epërsi në zgjedhjet paraprake, dhe “Borisi” u bë fytyra publike e fushatës Brexit.

Ata vetëm sa janë rritur pas fitores së papritur të Brexit javën e kaluar. Janë të pamundur për t’u shmangur, por po aq të pamundur për të qëndruar edhe për shumë kohë në këto nivele. Po, të dy burra i kanë kapërcyer vështirësitë me ndershmëri, besnikëri dhe qëndrueshmëri, dhe të dy zotërojnë talentin e shquar të vetë-promovimit. Lëvizjet që ata drejtojnë janë të karakterizuara si të motivuara nga zemërimi dhe urrejtja, nganjëherë në mënyrë të drejtë, shpesh si një mënyrë për të diskredituar idetë e tyre e për të shmangur të kuptuarit pse kaq shumë njerëz bien dakord me ta.

Por si individë ata janë shumë të ndryshëm, dhe dallimet e tyre të dobishme. Borisi nuk është vetëm një shkrimtar i këndshëm dhe mendjehollë, ai është i thellë dhe shumë i edukuar, në një masë të padëgjuar në politikën amerikane. Ai ka shkruar një biografi të mirë-pranuar mbi Uinston Çërçillin, një hero për shumë konservatorë amerikanë sesa konservatorët britanikë, dhe së fundmi i angazhuar në një debat publik me Meri Bërdi8n nga Universiteti Kembrixh, nëse qytetërimi romak apo qytetërimi grek ka lënë trashëgiminë më pozitive. Ai mbështeti atë grek, por ka po aq të ngjarë të shprehet në latinisht në fjalimet e tij publike.

Do të qe e padrejtë të flitej edhe mbi pikëpamjet e Trampit mbi qytetërimin klasik. E megjithatë, do të ishte po aq e padrejtë t’i bësh çdo politikani kryesor amerikan të njëjtën pyetje. A ka qenë ndokush në politikën amerikane, që nga i fundmi Daniel Patrik Moinihan, i aftë të shkruajë një libër mbi një burrë shteti të madh amerikan, dhe debatojë bindshëm mbi meritat relative të Aristofanit dhe Terencit?

Amerikanët thjesht nuk e bëjnë këtë, dhe kjo është arsyeja pse dallimet mes Xhonsonit dhe Trampit janë kaq interesante. Sado e dhimbshme që mund të tingëllojë teksa e dëgjon, Donald Tramp është thelbësisht amerikan. Cila kulturë do të mund ta prodhonte atë përveç asaj amerikane? Çfarë sistemi tjetër arsimor mund të kishte lënë gjurmë të tilla të vogla si ky në shpirtin e tij?

E majta  dhe e djathta akademike (nëse ka mbetur diçka prej tyre ) mund të duan ta hedhin poshtë me çdo mënyrë, por Tramp u diplomua në disa prej institucioneve të tyre më prestigjioze. Kur amerikanët vajtojnë një “krizë humane”, ata hedhin sytë nga Evropa. Kjo për shkak se liderët evropianë nuk bëjnë telefonata personale për të përgëzuar ekipet sportive profesioniste. Dhe as nuk publikojnë parashikimet e tyre mbi ndeshjet e basketbollit nëpër kolegje. Ata janë shumë më të rehatshëm me kulturën e lartë sesa çdo politikan amerikan.

Po, Donald Trump është thelbësisht amerikan. Edhe premtimi i tij, i denoncuar gjerësisht, për të ndërtuar një mur dhe i deyruar meksikanë të paguajnë për të, është për të si amerikan një byrek me mollë.  Në fakt ai është amerikan si Tom Sojeri. Ok, Tomi nuk i tha tezes së tij se ai do të bindte fëmijët e tjerë të qytetit të lyenin me bojë gardhin e saj, dhe se ata madje do të paguanin për këtë privilegj. Por ata e bënë. Ai madje mori një mi të ngordhur dhe një fije peri për ta tundur atë. Dhe kjo krekosje, ai çapkënllëk i Tom Sojerit, vetëm duhet t’iu bëjë të qeshni. Kur njerëzit përlqejnë Trampin, kjo është në fakt ajo që ata vlerësojnë. Tramp është Tom Sojeri i rritur, duke u shndërrua më pas një Robber Baron.

Sa për Boris Xhonsonin, ai është i vështirë për t’u identifikuar në letërsi. Në mesin e personaliteteve amerikane, ai mund të përshkruhet në rastin më të mirë si një kombinim i çuditshëm i Uilliam F. Baklit dhe Udi Alenit. Por në letërsi, cili është Borisi? Ka disa elementë rë Falstafit tek ky njeri. Por ai është gjithashtu qartazi shumë ambicioz që të krahasohet me Falstafin. Për shembull, thuhet se ai shpupuris qëllimisht flokët para çdo dalje publike, në mënyrë që të kultivojë imazhin e tij. Falstafi është gjithashtu tepër mesjetar.

Boris Johnson është jashtë të shekullit të XIX-të. Historiani britanik Xhon Robert Sillej shkroi në vitin 1883:”Ne dukemi, si të thuash, se kemi pushtuar dhe populluar gjysmën e botës në pavëmendje të plotë”. E gjithë karriera politike e Xhonsonit e mishëron këtë qasje. Çdo gjë është bërë për t’u dukur e rastësishme, nga fjalimet, mendimet, politikat dhe flokët e tij. Në mënyrën e vet ai është thellësisht britanik, ose të paktën një lloj i caktuar britaniku. Ka një tip që beson se duke u përpjekur shumë në sporte, biznese, dhe sigurisht në pamjen fizike është ajo që e bën Xhoni të Huajin.

Një zotëri i duhur britanik thjesht lejon që gjërat të ndodhin, dhe ja nëpër të njëjtën mungesë vëmendje që përfitoi Perandoria ai gjithmonë fiton. Ky është imazhi që Boris Xhonson ka kultivuar me shumë kujdes për suksesin e madh politik. Xhonson dhe Tramp mund të jene dukë lundruar përmes valëve populiste në postet më të larta në vendet e tyre përkatëse, por ata janë tribunë të çuditshëm. (Tramp, tribuni ishte një zyrë e Republikës Romake që synonte të përfaqësonte klasat e ulëta. Xhonsoni do të jetë në gjendje t’iu tregojë gjithçka në lidhje me të, ndoshta në këmbim të një pagese).

Tramp është një i pasur që do të bjerë në sy dhe Xhonsoni pëlqen të vetëmburret me bagazhin e tij intelektual. Pyetja që ka mbetur pezull mbi të dyja karrierat e tyre politike që prej fillimit, është arsyeja pse shumë njerëz nuk i pëlqejnë ata. Dhe si mundën të mbërrijnë kaq larg? Përgjigja është se secili përfaqëson një lloj të njohur të tipologjisë kulturore, që rezonon me zgjedhësit e tyre. Trampi është amerikan deri në dhembje. Përkundrazi, nëse ndryshoni theksin e Hilari Klintonit ose i mësoni asaj një gjuhë të huaj, ajo mund të ngatërrohet me shefen e FMN-së apo ministren e Kulturës në Suedi.

Ngjashëm, në një foto të përbashkët të liderëve evropianë, Dejvid Kameron mund të ngatërrohet lehtë. Ndërkohë askush nuk do të ngatëronte Boris Xhonsonin për një italian apo belg, kur ata ta shohin me kostum apo me ato flokët e tij tipike. Kjo nuk do të thotë se Xhonson dhe Tramp janë patur sukses duke qenë mishërimi më i mirë i kulturave të tyre. Për shumë njerëz Tramp është një amerikan i shëmtuar, ndoshta më i shëmtuari ndër ta; për të tjerët ai mund të jetë thjesht duke u përpjekur të përmbushë dëshirat e veta, duke shpenzuar paratë në të njëjtën mënyrën sikurse do të bënin ata vetë.

Personi publik Xhonson përfaqëson heroizmin anglez të druajtur. Ai mund të ketë gabuar mbi çdo rol të luajtur nga Xhon Kliz, anëtari i Monty Python dhe (rastësisht?) një mbështetës i Brexit. Stili autobiografik në politikë është në rritje. Barak Obama korri fitoren e tij historike 8 vjet më pare, dhe Hilari Klinton është duke shpresuar se një e vërtetë e vetme e padiskutueshme e biografisë së saj – që në fakt  ajo është një grua – do të funksionojë për të këtë herë.

Boris Xhonson po e shfrytëzon fitoren në referendumin e Brexit, duke e kthyer në një situatë të sikletshme, siç mund të bëjë vetëm një anglez, por ai ai ende mund të mëtojë të marrë postin e kryeministrit në vjeshtë. Donald Tramp është duke shpresuar të ngjisë shkallaren për në Shtëpinë e Bardhë. Mund të mos funksionojë, por në rast se po, prisni që ai të shkundë një mi të ngordhur. Do të jetë pagesa e Meksikës për ndërtimin e atij muri.

Shënim: Geoffrey M. Vaughan jep mësim shkenca politike në Assumption College në Uorçester, Masachusets. National Review – Në shqip nga Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close