Bota

Boshti Rusi-Izrael, interesat e Turqisë dhe “mea culpa” e Erdoganit

Screen Shot 2016-06-28 at 12.40.45

Francesco Manta
U deshën shtatë muaj për të parë një hap prapa të Sulltanit, pas linjës së ashpër të ndërmarrë nga Rusia, si pasojë e rrëzimit të avionit rus Su-24, që ndodhi në nëntor të vitit të kaluar në kufirin turko-sirian, nga një avion F-16 në i aviacionit të Ankarasë. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë pësuan një ngrirje të menjëhershme, me anulimin e samitit dypalësh, rifutjen e regjimit të vizave për shtetasit turq, si dhe kontrolle të rrepta mbi kompanitë turke që veprojnë në territorin rus, shoqëruar këto me sanksione për importet e produkteve nga Anadolli.

Goditja që pësoi Ankaraja arrin në rreth 3.1 miliardë dollarë (Itali në dy vitet e sanksioneve ka humbur 3.6), pra pesha specifike e një veprimi të tillë ka qenë domethënëse, duke pasur parasysh se sa depërtuese kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai që ka vënë në veçanti në krizë rajonin, ka qenë konteksti në të cilin ndodhi ky akt.

Rusia ka luajtur në fakt me letra të hapura, sa i përket marrëdhënieve mes ISIS-it dhe familjes së Erdoganit, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta kundër djalit të presidentit turk, Bilalit: sipas autoriteteve ruse, në fakt, ai ka qenë i përfshirë në pastrimin e parave nga trafiku i paligjshëm me kalifatin, pastaj nga trafikimi i armëve dhe naftës përmes kufirit të paruajtur siriano-turk. Pozicioni i Ankarasë ndaj skenarit të luftës në shtetin islamik ishte i mbuluar me shumë hije, kryesisht për shkak të pozitës së kurdëve sirianë, të mbështetur nga SHBA nga ajri, dhe nga rusët në terren, duke zbuluar përsëri një nerv të lënduar të politikës së jashtme turke.

Gjithësesi, tani Turqia hap një stinë të re të marrëdhënieve institucionale: dje mbërriti letra zyrtare nga Rexhep Taip Erdogan drejtuar presidentit rus Putin, në të cilën shpreh ngushëllimet për vdekjen e pilotit rus Oleg Peshkov, i përfshirë në rrëzimin e avionit. Njoftimi zyrtar erdhi nga kanali i drejtpërdrejtë i Presidentit Putin dhe konfirmimi verbal nga zëdhënësi i tij, Dmitri Peskov, i cili nënvizoi ndjesën e kërkuar për veprimin e kryer.

Duket shumë e qartë që, nëse do të ishte një gjest spontan dhe autonom, kjo letër me siguri do të kish ardhur edhe më parë se tani. Pra, priremi të mendojmë se rrëzimi i avionit dhe kërkesa e vonuar e ndjesës kontekstualizohen në një mjedis të caktuar politik ndërkombëtar: Në nëntor, gjatë negociatave të Vjenës për Sirinë, një veprim i tillë përkeqësoi ekuilibrat që ishin formuar pas arritjeve të shumta në terren nga ana e rusëve.
Sot, në një kontekst të rilindjes politike, Turqia dëshiron të bëjë paqe me disa nga fqinjët e saj më të rëndësishëm: është bërë zyrtare shkrirja mes Ankarasë dhe Tel-Avivit, pas ndërprerjes së marrëdhënieve, në vijim të vrasjes së nëntë qytetarëve turq nga marinsa izraelitë në brigjet e Gazës. Përveç kësaj, më 1 korrik do të mbahet në Soçi një takim i rëndësishëm i Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës për Bashkëpunim të vendeve të Detit të Zi, për të cilin Ministria ruse e Punëve të Jashtme i ka dërguar një ftesë zyrtare të kreut të diplomacisë turke , me rastin e dorëzimit të presidencës së organizatës tek serbët, që do i paraprijë presidencës turke në vitin 2017.
Drejt samitit të NATO-s
Është gjithashtu me vlerë të përmendet se më 8 dhe 9 korrik do të mbahet në Varshavë samiti i NATO-s, gjatë të cilit Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut patjetër do të mbërrijë më kompakte, duke u fokusuar në objektivat e bazave në Europën qendrore, në mënyrë që të zvogëlojë frontin e ekspozimit me Rusinë, vetëm në kufijtë kontinentalë të Evropës. Turqia, nga ana e saj, në muajt e fundit ka kërkuar të rregullojë marrëdhëniet me Federatën Ruse, duke vënë në dukje se është e pavolitshme për të dy vendet, që të mbajnë marrëdhënie reciproke të këqia.
Që disa javë më parë, ministri i jashtëm Çavusoglu kishte shprehur mundësinë për të iniciuar një tryezë dypalëshe diskutimesh, në përpjekje për të eleminuar përçarjet mes dy vendeve, por edhe në atë rast, Erdogani nuk kishte toleruar për të bërë deklarata të veçanërisht të lumtura, pasi akuzoi Moskën se financonte dhe armatoste rebelët e PKK, të cilën Turqia e ka quajtur organizatë terroriste. Por duket se marrëdhëniet, për shkak të interesave të përbashkëta ekonomike, së shpejti do të përmirësohen, duke pasur parasysh sakrificat e mëdha me të cilat janë përballur të dy vendet: ndërprerja e Turkish Stream, ku do të kalonin 63 miliardë metra kub gaz rus drejt Europës, që iu bashkua krizës së turizmit në Turqi dhe mungesës së domateve në Moskë dhe rrethina…

Il Giornale – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button