Bota

Bota po hyn në dekadën më të nxehtë në 150 vitet e fundit

Bota është në mes të asaj që ka të ngjarë të jetë 10 vitet më të ngrohta që nga fillimi i regjistrimeve në 1850, thotë “Met Office”. Është parashikuar që temperaturat për secilin nga pesë vitet e ardhshme ka të ngjarë të jenë në ose mbi 1C krahasuar me nivelet para-industriale, raporton BBC.

Ka gjithashtu një shans të vogël që një nga pesë vitet e ardhshme do të shohë temperaturat globale përkohësisht të shkojnë mbi 1.5C. Kjo shihet si një prag kritik për ndryshimin e klimës.  Nëse të dhënat përputhen me parashikimin, atëherë dekada nga 2014-2023 do të jetë më e ngrohta në më shumë se 150 vjet të mbajtjes së të dhënave.

Çdo vit që nga ajo kohë (viti 1850), mesatarja globale ka qëndruar afër ose mbi shenjën 1C. Tani, Zyra Met thotë se tendenca ka gjasa të vazhdojë ose të rritet gjatë pesë viteve të ardhshme. “Ne sapo kemi bërë parashikimet e këtij viti dhe ato dalin deri në vitin 2023, e që sugjerojnë se është ngrohje e shpejtë në nivel global”, tha për BBC News, Adam Scaife, kreu i parashikimit afatgjatë në Zyren Met.

“Është hera e parë që parashikimet kanë treguar një rrezik të madh të tejkalimit – është vetëm e përkohshme. Ne po flasim për vite individuale që luhaten mbi nivelin e shkallës 1.5”, tha Prof Scaife. Thuhet se nga viti 2019 deri në vitin 2023, do të shohim temperatura që variojnë nga 1.03C në 1.57C mbi nivelin e viteve 1850-1900, me ngrohje të shtuar mbi pjesën më të madhe të globit, veçanërisht mbi zonat si Arktiku.

Leave a Reply

Back to top button