Bota

20 korrik – Ato që duhet të dini nga bota, deri në këto momente

Screen Shot 2016-07-19 at 10.11.37

  • Donald Trumpi siguron kandidimin – Tani nuk ka më dyshime, apo hapësirë për surpriza të orës së fundit. Donald Trump ka fituar zyrtarisht nominimin republikan për Shtëpinë e Bardhë. Do të jetë ai që do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara më 8 nëntor. Sanksionimin e triumfit të manjatit njujorkez e bën numërimi i delegatëve në arenën e konventës në Cleveland. Dhe për t’i dhënë atij pragun e 1,237 delegatëve ka menduar pikërisht delegacioni i Nju Jorkut.

  • Obama Erdoganit: Respekto demokracinë. Barack Obama ka folur në telefon me presidentin Erdogan, ku i ka bërë thirrje që të respektojë vlerat demokratike: kështu bën të ditur Shtëpia e Bardhë. Obama ka ofruar ndihmë për qeverinë e Ankarasë, në hetimin për tentativën e grushtit të shtetit, sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë.

  •  Qeveria turke pushon nga puna mbi 15 mijë arsimtarë – Më shumë se 15 mijë funksionarë të ministrisë së arsimit janë larguar nga puna në Turqi. Qeveria e ka justifikuar vendimin e saj duke thënë se janë të lidhur me Fethullah Gylenin, predikuesin e moderuar mysliman i cili me vite të tëra ka jetuar në mërgim në Pensilvani dhe është akuzuar nga presidenti Erdogan se kishte konceptuar grusht e shtetit të 15 korrikut. Për të njëjtën arsye janë tërhequr licencat për disa radio dhe televizione që konsiderohen të afërt me Gylenin. Në mesin e njerëzve të detyruar të largohen nga posti, janë edhe 1,577 dekanë të universiteteve, bëri të ditur televizioni shtetëror TRT. Në ditët e fundit spastrimet kanë arritur në rreth nëntë mijë nëpunës civilë.

  • Korea e Veriut lëshon raketa – Sërish nisje raketash nga Korea e Veriut. Tre raketat balistike u lëshuan dhe më pas ranë në det, pasi kishin përshkuar një distancë prej rreth pesë kilometra. Kjo është prova e katërt që nga fillimi i vitit 2016. Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë bërë të ditur se do ketë një përgjigje të koordinuar ndaj këtyre shkeljeve të përsëritura të rezolutave të OKB, që të ndalojnë Phenianin nga zhvillimin i një programi bërthamor dhe traketor. 

  • Gjykatësi bllokon Whatsappin në të gjithë vendin – Një gjykatës brazilian ka bllokuar Whatsappin në të gjithë vendin. Gjykata e Rio de Janeiros ka bllokuar në kohë reale shërbimin e mesazheve për shkak se kompania ka refuzuar të dorëzojë të dhënat e përdoruesve në polici për qëllime hetimesh, një zëdhënës i gjykatës në Rio de Janeiro tha për AFP. Është hera e tretë këtë vit që Whatsapp, në pronësi të Facebook, bllokohet në Brazil./bota.al

Leave a Reply

Back to top button