Jo pa mundim, River Plate ka siguruar finalen e Botërorit për klube, që po zhvillohet në Japoni. Argjentinasit, në pritje të sfidës së nesërme mes Barcelonës dhe Guangzhou Evergrande me trainer Felipe Scolarin, në gjysmëfinalen tjetër, kanë mundur zotërit e shtëpisë, Sanfrecce Hiroshima. Fitorja e ekipit të Gallardos u materializua në minutën ’72: i sapofuturi në lojë Tabare Viudez realizoi një goditje dënimi, portieri Hayashi e ktheu keq topin, dhe Alario shënoi për River Plate./Bota.al
Less than a minute