AnalizaSport

Botërori si pasqyrë e “fytyrës” së futbollit të sotëm. 6 përfundime nga “Rusi 2018”

Pas golave, surprizave, festimeve, dëmtimeve, deklaratave dhe imazheve sukseset që shënuan Botërorin, Rusi 2018 fshihet mes rrudhave dhe cikatriceve të fytyrës aktuale të futbollit. Ishte një turne impaktesh dhe emocionesh, por që la një shije të thartë për mungesë të hijeshisë. Kampion u shpall Franca, një listë më inteligjente, sesa elegante, me më shumë oportunizëm sesa fin. Një ekip me burime që i shpërthyen cilësitë në momente kyçe, por që kurrë nuk u tregua i pathyeshëm dhe që tejkaloi hierarkinë me pikatore. Ishte mbreti i efektshmërisë në një turne që e çuan golat (pati vetëm një 0 – 0). Nga ana tjetër të paparashikueshmit ishin ata që dhanë ndjesinë e bukurisë. Ngjarje shokuese si ikja në turin e parë të një projekti të fortë gjerman ose klasifikimi në finale të një plani të improvizuar kroat zgjuan tek fanatikët këtë idil që e kishin pritur gjatë 4 viteve. Ishte kozmetika e një Kupe Bote e dominuar nga frika ndaj gabimeve, ku Europa tregoi se mund ta vërë poshtë Amerikën Jugore dhe teknolgjia kërkoi më shumë respekt. Finalja mes Francës dhe Kroacisë mbi të gjitha pjesa e parë ishte sinteza perfekte e kompeticionit. Ishte ndeshja me më shumë gola qysh prej 1966, të paktën këtë thonë statistikat. Megjithatë numrat nuk treguan fillimin e pasaktë të dy ekipeve nga frika e dhënies së avantazhit të ekipit rival, dinamikën e topave të gjatë dhe tranzicionet e shpejta, golat nga goditjet standarde dhe ndikimin e teknologjisë. Të gjitha këto ishin normale në Rusi, ku topi frenoi në zero dhe është momenti të bëhet një analizë mbi situatën futbollistike dhe të turneut më prestigjioz.

Fundi i mbajtes së topit

Stili i vendosur nga Pep Guardiola në Barcelonë dhe nga ka dalë koncepti “futboll total” në nivel të pabesueshëm dhe që ka frymëzuar një gjeneratë të tërë lojtarësh dhe teknikësh udhëtoi drejt Rusisë në nivelet më të ulëta. Formula që verboi botën, me të cilën Spanja u kurorëzua në Afrikën e Jugut, 2010 dhe Gjermania në Brazil tregoi dukshëm një rënie. Gjermania (71,98%), Argjentina (65,92%) dhe Spanja (74,67%), tre ekipe me përqindjen më të lartë të zotërimit të topit në turne u eliminuan herët. Dominmi i tyre u frustrua para ekipeve kompakte, intense, praktike në rezolucion dhe me progrese të shpejta në fushë. Sulmet e drejta dhe faktori surprizë patën një ndikim të madh. Këto tre ekipe patën ndeshje me mbi 1000 hapa dhe me një zotërim topi afërsisht 90%, por pak herë sulmet e tyre rrezikuan kundërshtarin dhe shërbyen për të përparuar në fushë ose gjeneruan thellësi. Nga 4 gjysëmfinalistët ishin Franca, Anglia, Belgjika dhe Kroacia që patën 50-56% të zotërimit të topit për shkak të futbollit të tyre të adoptueshëm në moment dhe sipas rivalit dhe ky është shpjegimi më i mirë se ky ishte Botërori i ekipeve efektive dhe fleksibile. Gjithsesi rreth 1% e zotërimit së topit nuk është sinonim i triunfit. Ekipet e dëshpëruara për të ruajtur ekuilibra difensive u mungoi çekuilibri në sulm, diçka vitale për të marrë fitoren. Iráni (26,45%), Islanda (32,55%), Panamája (36,60%) dhe Koreja e Jugut (36,75%), ekipe me përqindje më të ulët të zotërimit të topit u larguan që në raundin e parë. Koreano – jugorët ishin mbështetur tek kundërsulmi para një Gjermanie në presion, por ishte një ndeshje e izoluar, ku dëshpërimi zhveshi gabimet e Joakim Lëvit, por nuk i dha rezultat për në fazën pasardhëse.

Kolektivi mbi individualitetin

Protagonistët e një turneu, ku pjesa më e madhe e ekipeve vendosën të punojnë së bashku dhe nga ana tjetër ishin ata që zgjodhën të depozitojnë shpresat tek fuqia e individualiteteve, por që në rastin e dytë nuk patën rezultat. Në këtë Botëror strategjia e përzgjedhur konsistoi në reduktimin e hapsirave dhe kundërsulmeve, çka bëri që puna në grup të merrte një rol protagonist në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Shkëlqimi i Portugalisë mbeti, derisa u shua Cristiano Ronlado, në të njëjtin nivel shkëndijat e Lionel Mesit që mbajtën ndezur llambën e Argjentinës, por që nuk ishin mjaftueshëm për të shkuar më tej. Mbretërit e dekadës së fundit nuk janë magjistarë, edhe ata kanë nevojë për kontekstin që t’i ndihmojë për të ndriçuar. Kjo i ndodhi Polonisë me Levandovskin, Danimarkës me Eriksenin, Egjiptit me Salahin dhe Koresë me Heung-min Son. Në Rusi 2018 futbolli ishte më shumë se kurrë sporti i një ekipi dhe gjenitë u transformuan më shumë në një garniturë. Kolektivi fitoi mbi individin dhe kështu që emrat e mëdhenj filluan të punojnë për grupin. Nuk ishte faji i Mesit dhe Ronaldos. Emrat e mëdhenj të Botërorëve do të jenë vetëm një nostalgji, sepse gjithnjë e më shumë këta Botërorë po kthehen në strategji.Të shohësh Giroud të luajë vazhdimisht nga krahët dhe të jetë një mesfushor e të mos shqetësohet për golin, apo Pogbanë të ndjekë rivalët nga një zonë në tjetrën, Lukakun të luajë ekstremisht djathtas, Harry Kane të notojë pas rivalëve për të kontribuar në qarkullim, apo edhe figurat si Modric dhe Rakitic që e kishin kuptuar se duhet të ishin poshtë nivelit kolektiv, të gjitha këto janë shenja që ka lënë ky Botëror. Fakti që Suedia e la jashtë Ibrahimovic-in është një tjetër shembull.

Një Botëror me topa nga goditje standarde

Ajo që bëri bujë në Rusi 2018 ishte topi nga goditje standarde në të gjitha versionet e tij: gjuajtje të lira, nga këndi, penallti përfshirë edhe rivëniet fundore. Pothuaj gjysma e golave të kësaj Kupe patën rrënjë nga këto rrugë dhe më shumë se 75% e ndeshjeve patën të paktën një gol nga këto goditje. Konkretisht nga 169 gola të shënuar, 72 lindën nga këto metoda. Çdo herë e më shumë në lojë po vlerësohet qëllimi për të fituar. Është mënyra më e mirë për të mbërritur tek goli dhe garancitë e efektshmërisë rriten me elaborimin e strategjive të demarkimeve, të bllokimeve ose edhe shpërqendrimeve. Ndoshta pas këtij Botërori trajnerët do të mësohen të japin instruksione strikte lëvizjesh dhe elaborimi të një harte për secilin lojtar që ka një zonë të caktuar. Si në mbrojtje ashtu edhe në sulm duhet të ketë një planifikim të detajuar. Edhe pse është më e lehtë të ndërtosh skica sulmi. Anglia ka qenë ekipi që ka shënuar më shumë me këtë metodë. 10 nga 13 golat e saj janë realizuar me penallti, goditje të lira dhe me taktika. Trajneri u frymëzua nga sportet si basketbolli dhe futbolli amerikan për të marrë më shumë rezultat. Cilësitë e futbollistëve për të fituar duele individuale dhe kapacitetet e ekzekutuesve ende janë të pajustifikueshme, por ndikon edhe stërvitja. Problemi i këtyre lloj topash është ende i padiskutueshëm si nga vlefshmëria dhe rëndësia, është një resurs që diskretiton lojën nëse bëhet prioritet. Numri i lartë i golave nga goditjet standarde ka kontribuar në spektakli i turneut të kalojë në plan të dytë.

Frika për të humbur dhe efektet placebo

Pak ndeshje në këtë Botëror i kanë patur ekipet që përpiqen për të kërkuar triunfin pa u ndalur tek masat e tepërta. Zotërimi i topit, mungesa e kthjelltësisë tek individualitetet, golat e goditjeve standarde formuan një kokteil që tërhoqi spektaklin. Pavarsisht kësaj mbeti ndjesia e ngopjes tek tifozët, sepse ishte një turne emocionues dhe plot surpriza; pjesa më e madhe e fajit, përtej epikës së Kroacisë, apo eliminimit të Gjermanisë, gjithashtu pati edhe përmbysje, penallti e mbi të gjitha gola agonizues. Ishte një kampionat me strategji të provokuara nga një frikë e thellë e humbjes. Një frikë që për fat të keq është realitet në futboll në nivel global. Për të luftuar këtë mungesë spektakli u shfaqën përmbysjet, pati 5 në fazën e grupeve dhe 9 gjatë gjithë turneut. Penalltitë; tri në të tetat dhe një në çerekfinale që gjithmonë janë tërheqëse për tifozë neutralë, ishin një lehtësim para mungesës së zhvillimit të lojës. Një tjetër analgjezik ishin edhe golat “in extremis”. Nga 169 gola 44 u realizuan në 15 minutat e ndeshjes, 23 prej të cilëve në minutën e 90 apo e në shtesa. Pati ndeshje që u luajtën në minutën e fundit. Uruguaji mundi Egjiptin me një goditje me kokë nga Josma Gimenez në min 89-të, Irani befasoi Marokun në min 95-ë dhe Portugalia kundër Spanjës në min e 88-të me një goditje të Ronaldos. Gjermania vuajti sindromën e minutave të fundit, mundi Suedinë me një gol të Kroos në min e 95-ë, por u mund nga Koreja me gola të min 92-të dhe 96-ë. Në fazën e grupeve u shënuan 20 gola në min e 90-ë dhe në atë shtesë më shumë se në fazën e parë në Brazil 2014. Fantazma e humbjes notoi në çdo stadium dhe shqetësoi pjesën më të madhe të protagonistëve. Shumica e ndeshjeve të këtij kampionati do të mbahen mend për detajet dhe shumë pak për lojën e mirë që më shumë ka qenë një pasqyrë sesa një realitet.

Teknologjia dhe Var, vijëmbrojtësit e drejtësisë

Në këtë kampionat u përdorën për herë të parë Vari dhe që ka qenë një nga lajmet më të mira. Tregoi se teknologjia është ortak me drejtësinë që bashkëpunon për të bërë një futboll më të pastër. Gianni Infantino, presidenti i Fifas informoi se videoarbitrazhi u përdor në më shumë se 500 raste dhe provokoi një rikishim të 20 ndeshjeve, nga të cilat 17 ishin vendime të drejta. Me Varin u kalua nga 95% të vendimeve të drejta të arbitrave në 99.2 %. Është një progres, por ka nga ata që thonë se ky mjet ka ndryshuar esencën e futbollit dhe që i ka hequr tiparet fillestare. Ka edhe çështje për të pastruar, por sigurisht që videoarbitrazhi ka bërë një futboll më të pastër. Ka edukuar futbollistët që të mos përdorin lojën e dhunshme nga frika se mos kapen nga arbitrat që analizojnë përsëritjet. Arbitrat kanë më shumë mundësi për të optimizuar vendimet e tyre që jo gjithmonë do të jenë korrekte dhe rishikimi u lejon t’i afrohen më shumë perfeksionit.

Europë vs Amerikë e Jugut, një luftë e pabarabartë

Me humbjen e Uruguajit dhe Brazilit në çerekfinale mbaroi ëndrra e amerikano -jugorëve. Franca, Belgjika, Suedia, Anglia, Rusia, Kroacia protagonizuan mini Eurokupën. Hegjemonia e europianëve ka qenë e dukshme në 15 vitet e fundit dhe kjo Kupë tregoi më shumë se reflektimin e kësaj rënieje amerikano-jugore të shkaktuar nga korrupsioni, emigrimi prematur i talenteve dhe mungesa e projekteve të formacioneve në mënyrë që të fuqizojnë lëndën e parë. Argjentina ka qenë e fundit që ka mbërritur në finale para 4 vitesh. Rivaliteti mes Amerikës së Jugut dhe Europës, ku teknologjia e fushave bëhej ballë nga fuqia fizike dhe taktike tashmë i përket të kaluarës. Brazili është rast më vete, sepse meritonte fat me shortin e Belgjikës. Uruguaji luajti pa rezerva, por Peruja, Argjentina, Kolumbia, Meksika, Panamaja dhe Kosta Rika ishin inferiorë para rivalëve europianë që kishin shpejtësi, intensitet dhe saktësi. Megjithatë në Amerikën e Jugut lindin Mesi, Nejmar, Luis Suarez dhe James Rodriguez që shkëlqejnë në futboll. Kriza fillon sepse këta lojtarë emigrojnë në Europë gjithnjë e më shpejt dhe aty rrethohen nga një sistem që me kalimin e kohës diti të formojë trajnerë dhe lojtarë. Në Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore nuk investohen para nga Fifa në formën e duhur dhe arratia e talenteve e bën të pashmangshme para kapitaleve të huaja. Korrupsioni ka motivuar eksodin, ndërsa futbolli europian përdor organizime për t’i zhvilluar. Futbolli amerikan është shndrruar në vetëm eksportues. Vetëm një revolucion i thellë i karakterit stukturor dhe kulturor mund të shpëtojë futbollin latin që të mos bjerë në një diferencë edhe më të madhe me atë europian. Një ndryshim utopik i politikave të organizimit të federatave të Conmebol-it dhe të Concacaf-it do të ishte i aftë t’i jepte fund kësaj prirjeje që duket e pandryshueshme. Për momentin ngushëllimi i vetëm është se Kupat e Botës po kthehen në epiqendrën e strategjive. Nëse do të menaxhohen më mirë brezat e artë, gjithçka është e mundur. Plagët ende mund të mbyllen. Ekzistojnë golat, surprizat, dëmtimet dhe faktorë të tjerë të rastit që mund të përcaktojnë një Botëror. / ivoox – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button