Bota

Brenda mendjes së Vladimir Putinit

Flet Michel Eltchaninoff, studiues i Kremlinit: “Për të, Perëndimi do të shembet pas fazës së “kompleksitetit lulëzues”. Kështu që ka nisur një sulm konservator ndaj rusëve dhe ndaj europianëve”

screen-shot-2016-09-28-at-08-59-13

Javën e kaluar “New York Times” ka treguar operacionin financiar e kulturor që e ka shtyrë Presidentin rus Vladimir Putin, i cili sapo ka marrë konfirmimin e ri elektoral në Dumë (parlamentin rus), që të hedhë sytë dhe duart mbi një kishë në zemër të Parisit. Bëhet fjalë për “Moskën mbi Senë”, katedralen e madhe ortodokse që do të ngrihet afër Kullës Eiffel, në Quai Branly. “Kjo kishë është avamposti i një Europe tjetër, konservatore dhe antimoderne, në zemër të atdheut të libertinizmit dhe laicizmit”, ka thënë për “New York Times” Michel Eltchaninoff, studiues francez dhe autor i librit “Dans la tête de Vladimir Poutine”. Kryeredaktor i “Philosophie Magazine” dhe autor esesh mbi Dostoevskijn, Eltchaninoff ka biseduar me “il Foglio”, për të kuptuar “revolucionin konservator” të Presidentit rus, që bazohet mbi rilindjen e kulturës ortodokse, të izoluar prej shekujsh nga qytetërimi europian.

Pornhub dhe YouPorn, sajtet më të mëdha pornografike në botë, sapo janë bllokuar në Rusi nga një ligj i Putinit kundër pornografisë. “Nëqoftëse ju japim juve një abonim premium, do ta na e hiqnit bllokimin në Rusi?”, kishin pyetur drejtuesit e YouPorn në Roskomnadzor, shërbimin federal rus për mbikëqyrjen e komunikacioneve. “Na vjen keq, nuk jemi në treg dhe demografia nuk është mall shkëmbimi”, ka qenë përgjigja e shërbimit federal.

… Qysh kur është rikthyer në presidencë në vitin 2012, Putini ka thënë se shumë prej vendeve euro-atlantike i refuzojnë rrënjët e tyre, midis të cilave vlerat kristiane që përbëjnë bazën e qytetërimit perëndimor, duke u ankuar për faktin që, sipas tij, po të citojmë një diskutim të mbajtur në Novgorod, këto vende “po mohojnë parimet morale dhe identitetet kombëtare, kulturore, fetare dhe seksuale. Ata po zbatojnë politika që barazojnë familjet me partnerë të të njëjtit seks, besimin tek Zoti me besimin tek Satanai. Njerëzit në shumë vende europiane nuk ndjehen mirë ose kanë frikë që të flasin për përkatësitë fetare të tyre. Në kundërshtim me relativizmin, rënien kulturore, pushtimin e internetit, korrektesën politike, mazokizmin demokratik dhe dobësinë përballë pakicave, Vladimir Putini promovon …

[real3dflipbook id=”1295″]

Leave a Reply

Back to top button