Bota

Pasuri përrallore! Brenda minierës më të pasur të diamanteve në botë (Foto)

6Nga një vend i varfër në një shtet të pasur me rezerva të shumta diamanti, Botsvana është aktualisht një nga pikat e nxehta të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit të çmuar

Miniera Juaneng është një kazan gjigant i pluhurit, 2 kilometra nëpër pikën më të gjerë dhe është i patrulluar nga kampionë kolosalë prej 300 tonësh, që punojnë në shpatet e tarracave.

Operacioni, i zotëruar nga një sipërmarrje e përbashkët mes De Beers dhe qeverisë së Botsvanës, është miniera më e pasur e diamantit në botë dhe siç e thotë drejtori menaxhues, Albert Milton, “një nga asetet më të rëndësishme të vendit”.

Me nofkën “Princi i minierave”, Juaneng u hap në vitin 1982, teksa tregtia e diamantit e çoi Botsvanën nga një prej vendeve më të varfra në botë, në më të pasurat e Afrikës.

Prodhimi aktual i minierës është rreth 10.6 milionë karatë në vit dhe mbi 2100 kilogramë. Sot, diamantet përbëjnë më shumë se 60 për qind të eksporteve të Botsvanës dhe rreth 25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndryshe nga shumë vende të tjera që janë ngjashmërish të varur mbi një eksport të vetëm, Botsvana ka shmangur “mallkimin e burimeve” të qeverisjes së keqe dhe zhvillimit të ngadaltë ekonomik. Për nga standardet rajonale, shërbimet publike të vendit janë të forta, arsimi është falas dhe korrupsioni është kryesisht nën kontroll.

2Ka shumë shembuj të vendeve që kanë pasur fat dhe që e kanë katranosur. “Botsvana e ka shmangur këtë gjë dhe e ka përkthyer fatin në një rritje të përgjithshme të standardeve të jetesës, veçanërisht në zgjerimin e shpejtë në shërbimet publike”, thotë Keith Jefferis, një prej ekonomistëve kryesorë të vendit dhe një ish-zëvendësguvernator i bankës qendrore.

Megjithatë, ai thotë se kohët e mira nuk mund të zgjasin përgjithmonë. Papunësia në vend është vazhdimisht e lartë dhe industria minerare nuk krijon shumë vende pune.

Botsvana duhet të zgjidhë mënyrën se si të dalë nga kjo varësi në eksportin e diamanteve të papërpunuar – llogari që ka marrë shtysë nga ngadalësimi ekonomik në Kinë dhe Indi, që janë të dy tregje kyçe për gurët.

De Beers, prodhuesi më i madh i diamanteve të papërpunuara në botë, kaloi nga fabrika e shitjes së kutive të diamanteve të papërpunuara, në listën ekskluzive të klientëve të blerësve të mëdhenj si pjesë e një marrëveshje të re me qeverinë në vitin 2013, transmeton Shqip.

3De Beers siguroi një kontratë 10-vjeçare për të shitur gurët e Botsvanës; qeveria mori një investim shumë të madh.

“Ata donin më shumë aktivitet ekonomik këtu, ne donim një kontratë më të gjatë dhe arritëm në një marrëveshje ku të dyja palët ishin të kënaqura”, thotë Bruce Cleaver, kreu ekzekutiv i strategjisë për kompaninë.

Ndërtesa e një teknologjie të lartë e me siguri maksimale, rrugës për në aeroportin Gaborone, trajton gurë nga miniera e De Beers në Namibi, Afrikën e Jugut dhe Kanada, si dhe nga minierat vendase. Është ndërmarrja më e madhe e seleksionimit dhe trajtimit në botë dhe në dhomat e saj të ekspertizës, një grup specialistësh vendas dhe ndërkombëtarë ekzaminojnë sasi të mëdha diamanti të papërpunuar në sigurinë e kamerave.

Dhjetë herë në vit, diamantet shiten duke u parë. Sipas ligjeve të vendit, diamantet nga Botsana duhet të priten dhe të përpunohen në vend – si pjesë e strategjisë së qeverisë për të përdorur industrinë e minierave për të krijuar vende pune në prodhim.

4Ka tani rreth 20 fabrika që presin dhe përpunojnë diamantet në vend, megjithëse industria ka vite në vështirësi. Një tepricë furnizimi i diamanteve të prerë dhe të papërpunuar, bëri që industria të tërhiqej dhe të ngadalësonte pak punën dhe shitjet. Shumë vende pune u shkurtuan dhe disa fabrika u mbyllën përfundimisht.

Ka shenja megjithatë se situata mund të ndryshojë për mirë. Në shtator, KGK Diamonds, një blerës i madh global dhe përpunues i diamanteve, hapi një fabrikë në Gaborone.

5Vendimi i kompanisë ishte një parashikim afatgjatë i potencialeve të Botsvanës, sipas të cilit, vendi do të bëhet qendër kryesore për këtë industri të shtrenjtë.

Sfidat në vend mbeten ende, por reputacioni i Botsvanës si një nga vendet e hershme të diamantit, është një ogur i mirë për qeverisjen e duhur të shtetit, gjë që krijon siguri tek investitorët. /CNN/Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button