Marrëdhënia mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar mund të rrëshqasë lehtësisht në një kundërvënie të rrezikshme
Nga Gideon Rachman
Më shumë se një dekadë më parë, zhvillova një bisedë interesante me Najxhëll Farazh në një restorant në Strasburg. Udhëheqësi në largim i partisë për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar UKIP, më tha se hobi i tij qenë shëtitjet në fushëbetejat e Luftës së Parë Botërore. Ai ishte i sigurtë se po ta lypte nevoja, Britania mund të evokojë sërish frymën luftarake që shfaqi gjatë Luftës së Madhe.
Mu rikujtua kjo bisedë javën e kaluar, teksa zoti Farazh po festonte vendimin e Britanisë për të lënë BE-në, dhe kur Evropa përkujtoi 100-vjetorin e betejës së përgjakshme të Somës në Frontin e Perëndimit. Mua më duket se zoti Farazh, është pikërisht lloji i personit që poeti i kohës së luftës Vilfred Ouen kishte në mendje, kur kritikoi ata që u rrëfëjnë tregime lufte “fëmijëve të etur për pak lavdi”.
Në këtë moment triumfi për idealet politike …
[real3dflipbook id=”1226″] |