Dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian “është një vendim, duhet të vihet në zbatim dhe nuk ka kohë për të humbur, ka thënë Presidenti francez Francois Hollande, në një intervistë të gjatë për Les Echos.
“Respekti për Britaninë e Madhe dhe Evropën justifikon që të vazhdojmë me procedurat e ndarjes – shpjegon ai. Çdo reagim tjetër do të linte të mendohej që, sa herë që një referendum jep një rezultat që nuk na pëlqen, ne në Europë ngutemi për të organizuar një të dytë. Europa ka nevojë për stabilitet dhe siguri, për t’u përqëndruar më mirë në prioritetet e saj. Nuk do të ketë negociata me Britaninë, nëse jo në kuadrin e ndarjes, parashikuar në nenin 50 të Traktatit. Dhe do të lejohet qasja e Britanisë në tregun e përbashkët, vetëm nëse liria e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve do të jetë e garantuar”./bota.al