Presion i BE-së ndaj Britanisë, pas rezultatit të referendumit për Brexit dhe përpara samitit të BE-së sot pasdite, i pari pas përfundimit të referendumit. Presidenti Jean-Claude Juncker theksoi nevojën për të “sqaruar” britanikët dhe paralajmëron: “Komisioni do të vazhdojë në rrugën e tij”.
Ndërkohë Angela Merkel ka sqaruar: “Asnjë bisedim, pa një kërkesë zyrtare”.
“Ka probleme, por unë jam alergjik ndaj pasigurive” dhe kështu që, “uroj që Britania do të respektojë vullnetin e popullit britanik, pa u fshehur pas lojërave prapa dyerve të mbyllura”, tha Jean Claude Juncker në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme plenare të Parlamentit Evropian për Brexit. “Jam i befasuar kur dëgjoj që unë, pikërisht unë që në Britaninë e Madhe më quajnë teknokrat, eurokrat dhe robot, dua që të nxjerr përfitime nga votimi. Dhe ata jo?”/bota.al