“Unë tashmë e kam dëgjuar këtë pyetje të enjten e kaluar, dhe përgjigja ishte një fjalë me dy gërma, nga të cilat e para ishte ‘N’.” Kështu zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, iu përgjigj atyre që e pyetën nëse presidenti Jean Claude Juncker ka ndërmend të japë dorëheqjen. Atyre që pyesnin se cilat do të ishin pasojat politike të referendumit në Mbretërinë e Bashkuar, zëdhënësi u përgjigj:. “Komisioni nuk ka kërkuar referendum, ata që duhet të marrin pasojat, janë ata që e thirrën referendumin”. /bota.al
Less than a minute