Bota

Brexit nuk ndodh para 2019-ës?

Screen Shot 2016-08-14 at 15.01.17Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian mund të shtyhet deri në fund të vitit 2019. Kjo u raportua nga gazeta britanike The Sunday Times në numrin e sotëm, duke cituar burime jo të specifikuara. Shkak i vonesës do të jenë jo vetëm vështirësitë që hasen në administratën britanike, por edhe zgjedhjet e ardhshme në Francë dhe Gjermani.

Pavarësisht presionit të madh politik për t’iu përmbajtur kalendarit, “është e mundur që Mbretëria e Bashkuar të jetë e detyruar të vonohet” shpjegon burimi. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button