Bota

BREXIT APO JO / Përgjigjet e të gjithë pikëpyetjeve për “divorcin e shekullit”

 

Screen Shot 2016-05-05 at 07.38.46

Ashtu si në fundin e një martese të gjatë dhe plot tension, përpara divorcit vjen ndarja e sikletshme. Nëse Britania voton për të dalë nga BE, në skenat përmbyllëse të partneritetit 40-vjeçar, me siguri do të shihet një kryeministër britanik i ulur në zyrën e tij, në përitje të përgjigjeve, në mesin e natës.

Përgjatë korridorit të ndërtesës së Këshillit Europian në Bruksel, 27 udhëheqësit e mbetur do të diskutonin dhe votonin marrëveshjen e daljes së Mbretërsë së Bashkuar, një pakt i cili do të prekte pothuaj çdo aspekt të jetës modernë në Britani, që nga çmimi i qumështit, deri tek liria për të punuar gjetkë në Europë. Ndërkohë që largimi nga BE është zgjedhja e Britanisë, Mbretëria e Bashkuar nuk mund të diktojë termat e daljes. “Në atë pikë mbetesh krejt vetëm, sapo del prej procesit të vendim-marrjes”, thotë Michel Petite, ish kreu i shërbimit ligjor në Bashkimin Europian. “Votimi është thelbi i anëtarësimit në BE, vija e kuqe. Ju po largoheni nga klubi”.

Mënyra si ky divorc i ndërlikuar negociohet dhe kryhet do të ketë një impakt vendimtar mbi ekonominë e Britanisë, si dhe vendin e saj në botë, për breza të tërë. Mund të shpjerë në një tranzicion të rregullt, ose në një proces shumë më të paparashikueshëm, i ndikuar prej trysnisë politike, luhatshmërisë së tregjeve dhe përplasjes së interesave kombëtare.

Çfarë marrëdhënie do të kërkonte Mbretëria e Bashkuar për të ardhmen? Si do të reagonte BE? Dhe kur do të bëheshin saktësisht të qarta kushtet e daljes? …

[real3dflipbook id=”1105″]

Leave a Reply

Back to top button