Bota

Brexit, si mund të shmanget “katastrofa”?

Screen Shot 2016-02-21 at 11.51.38

Detajet e një marrëveshje torturuese të arritur së fundmi Bruksel, nuk janë shumë të rëndësishme në kushtet kur si fati i Evropës, ashtu edhe Mbretërisë e Bashkuar janë në rrezik

Nga Timothy Garton Ash

Një betejë e re ka filluar për Britaninë. Nga rezultati i saj do të varet fati i dy unioneve: Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian. Nëse anglezët do të  votojnë për t’u larguar nga BE-ja, skocezët do të votojnë për t’u shkëputur nga Mbretëria e Bashkuar. Atëherë s’do të ketë më Britani. Ndërkohë, shoku i Brexit në një kontinent tashmë të tronditur nga shumë kriza, mund të parathotë fillimin e fundit të Bashkimit Evropian.

Pra, nëse ju intereson Britania apo Evropa, ju lutem bashkohuni me këtë përpjekje qëllimmirë. Negocimi përfundimtar në Bruksel ishte i vështirë, por sigurisht jo përjashtues sikurse do të donte dikush, por ka ende shumë për t’u luajtur. Evropianët e kontinentit, supozojnë shpesh se Anglia është në zemrën e saj pakorrigjueshmërisht armiqësore ndaj Evropës.

Kjo nuk është e vërtetë. Për dekada me rradhë, anketuesit më të mirë kanë konstatuar se në BE ekziston një grup i madh të pavendosurish, të cilët qëndrojnë në mes por që mund të shkojnë në çdo drejtim. Ky ishte rasti në prag të referendumit të vitit 1975, i cili pa një rritëm të madh kthese nga largimi në vazhdimin e qëndrimit në BE, dhe kjo është e vërtetë sot:42 përqind e atyre që thonë në sondazhe se do të votojnë për po ose jo, shprehen gjithashtu se ata ende mund të ndryshojnë mendim.

Unë e di që ka shumë komente armiqësore në internet, dhe se “The Guardian” ka disa ndjekës ashpërsisht euroskeptikë, por tanimë unë po i drejtohem kryesisht shumicës së lexuesve, qofshin britanikë ose jo, të cilët duan që Britania të qëndrojë në BE. Është një karakteristikë e këtij referendumi që qytetarët e Commonëealth-it mund të votojnë në të, ndërsa francezët, italianët dhe gjermanët që kanë jetuar në Britani për shumë vite, dhe që preken më drejtpërdrejti, mund të mos e kenë këtë të drejtë.

Por edhe nëse e keni apo të drejtën e votës, ju keni ende një zë. Ju lutem ngriheni atë, në bare, në zyrë apo në dhomën e ndenjes së miqve tuaj. Po paraqes shkurtimisht disa nga argumentet kryesore që mund t’ua përmendni. Para së gjithash, detajet e marrëveshjes nuk janë çështje thelbësore. Muaj më parë, kur Dejvid Kameron zbuloi axhendën e tij të rinegocimit, ishte tashmë e qartë se nuk do të kishte një ripërcaktim themelor të marrëdhënieve të Britanisë me BE-në.

Dhe as nuk do ta gjenim papritmas veten në një “Evropë të reformuar”. Mbi këtë, euroskeptikët kanë të drejtë:Kërkesat e Kameron ishin më të pakta se sa ai premtoi në fillim, dhe në mënyrë të pashmangshme, duke pasur parasysh se 27 vende të tjera evropiane duhet të kënaqeshin, ajo që ai ka arritur është edhe më modeste.

Por do të ishte çmenduri të lejoje që vendimi mbi të ardhmen politike dhe ekonomike të Britanisë për dekada të tëra, të varet mbi detajet e një “pezullimi emergjente” të përfitimeve në punë për emigrantët. Brexit është me i rrezikshëm se sa Bremain. Kjo është e pakontestueshme. Ne e dimë si është të jesh një anëtar i BE-së. Nuk e dimë si do të jetë jashtë saj.

Negocimi i Brexit do të jetë i gjatë dhe i ‘përgjakshëm’. Najxhëll Louzën sugjeron plot gaz se kjo do të jetë e lehtë:mjafton vetëm të shfuqizojmë Aktin e Komuniteteve Evropiane të vitit 1972. Partnerët tanë kontinentale do të na japin një akses bujar në tregun e përbashkët, përmes një marrëveshje të tregtisë së lirë “për të cilën ata kanë më shumë nevojë sesa ne”. Kjo mund të ndodhë në ëndrrat tuaja.

Lexoni analizën e kujdesshme të ish-shefit juridik të BE-së, Zham Klod Piris, për të parë se çfarë makthi i shthurjes ligjore do të pasonte. Bisedoni me politikanët kontinentale. Ajo që ne pamë në Bruksel, ishte shumta që ata janë të përgatitur për të dhënë për të na mbajtur në BE. Ndërsa nuk do të bënin asnjë favor në rast se do të largohemi.

Shumë nga partnerët tanë evropianë, ka kanë privatisht zili për pozitën e të qenit jashtë zonës Shengen dhe eurozonës aq të keq-projektuar, por në të gjitha pjesët që ne duam të jetë pjesë. Marrëveshja e Brukselit, tregon se partnerët tanë evropianë kanë pranuar që për të ardhmen e parashikueshme Britania dëshiron të ndalojë fazën e saj aktuale të integrimit.

Nëse ka një “më të mirë mes dy botëve”, është kjo që po na ofrohet – dhe jo Brexit. Aty jashtë është ftohtë. Sa më shumë që të shikoni Norvegjinë apo Zvicrën, më pak tërheqëse do t’iu duket pozita e tyre, dhe një shumicë e qartë e liderve të biznesit dhe sindikatave nuk duan ta ndërmarrin këtë rrezik. BE-ja e ka përdorur joshjen ndaj tregut të saj të vetëm prej 500 milionë konsumatorësh, për të siguruar marrëveshje të favorshme të tregtisë së lirë me pjesën më të madhe të botës.

Kjo sfidon logjikën e atyre, që mendojnë se Britania do të bëjë më mirë duke dalë më vete. Majkëll B.Fromën, përfaqësuesi tregtar i Shtetet e Bashkuara në Londër, tha vitin e kaluar se asnjë marrëveshje e tregtisë së lirë nuk do të ekzistonte me Britaninë, nëse kjo e fundit do të largohej nga BE-ja, dhe se Uashingtoni s’do të ketë asnjë interes në negocimin e një të tille.

Qënia në BE, na ndihmon të qëndrojmë të sigurtë nga terrorizmi dhe krimi ndërkombëtar.

Mos më dëgjoni mua, por pyesni sekretaren e Partisë Konservatore, Tereza Mej. Kjo është arsyeja pse ajo e ka mbajtur Britaninë në rrjetet më të rëndësishme evropiane të bashkëpunimit policor dhe gjyqësor, dhe do të argumentojë pse vendi duhet të vazhdojë të qëndrojë në BE.

Kjo është gjithashtu me rëndësi jetike për sigurinë kombëtare. 

Ushtaraku ynë më i lartë, Fedmarshalli Lord Bramall – jo një eurofil tepër optimist – paralajmëron se nëse largohemi “një Evropë e përçarë dhe e demoralizuar vetëm përtej Kanalit të La Manshit” do të rrezikojë sigurinë tonë. Nëse qëndrojmë, ne mund të jemi një ndër drejtuesit e një politike të jashtme evropiane, e cila adreson shkaqet rrënjësore të problemeve të tilla si flukset e refugjatëve në Lindjen e Mesme.

Vladimir Putin dhe Marin Lë Pen na duan jashtë. Barak Obama, Angela Merkel dhe të gjithë miqtë tanë tradicionale në Evropë, Amerikën e Veriut dhe të Commonëealth-it, duan që ne të qëndrojmë. A ka nevojë të them ndonjë gjë tjetër? Brexit do të qe shkatërrimtar për Irlandën. Ish-kryeministri irlandez Xhon Bruton thotë se ai “do të zhbënte shumë nga arritjet në  procesin e paqes, dhe ngrinte pikëpyetje të mëdha mbi kufijtë dhe aksesin në tregun e punës”.

Janë më shumë se 380.000 qytetarë irlandezë që jetojnë në Britani, dhe që kanë të drejtën e votës në këtë referendum, dhe miliona britanikë (përfshirë edhe mua) me origjinë irlandeze. Nëse ju e doni Irlandën, votoni për të qëndruar në BE. Skocia do të largohej nga Britania e Madhe. Nëse ju e doni atë, votoni kundër largimit. BE-ja mund të ndryshohet.

Ndërsa reformat që Kameron ka siguruar janë modeste, ka një kor zërash në vende si Gjermania që nuk thonë vetëm “Ne duhet të bëjmë këtë, pa dëshirë, për të mbajtur Britaninë në union”, por edhe “Ne realisht kemi nevojë të reformojmë BE-në”. Nëse Britania mbetet në union, lobi që mbështet reformat do të jetë i fortë; nëse ajo largohet, shumë më i dobët.

Shumica e këtyre argumenteve vijnë nga maturia dhe jo optimizmi vizionar, si dhe për të shmangur më të keqen. Euroskeptikët do ta kritikojnë një thirrje të tillë, duke më cilësuar si një “kasandër”. E pra, unë mendoj se ju mund të konsideroni kasandër dikë që ju kërkon të mos hidheni nga kuverta e transoqeanikut, pa një brez shpëtimi, dhe nën një suhi të shkallës 9. Në fakt, po flas për të mirën e përbashkët.

“The Guardian” – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button