Poezi nga Jonida Beqo
Brezi im
Rrëkëllehet dielli i mykur mbi thashetheme
bordurash…
zhvirgjëri e trembur, kallur në profilaktike,
ndaj kukuvajkës së moralit qëndron pa frikë.
Baballarët çirren xhelozë në shtëpi,
për kohën që shtriqet në liri të paskaj…
Lirinë- që e patën veç një ëndërr të lirë
dhe nuk e ditën ç’shije të athtë,
paska pasur kjo Evë në gji…