Michael Fallon, Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe do të shpallë planet për të rritur numrin e trupave në Ishujt Falkland, mes frikës për një rrezik të ri nga Argjentina. Shteti amerikano jugor mendohet se po rrit shpenzimet ushtarake. Po kështu, ministra të qeverisë së këtij vendi kanë bërë në mënyrë të përsëritur deklarata gjithnjë e më agresive kundrejt ishullit gjatë viteve të fundit. Një burim nga qeveria britanike i tha të përditshmes The Sun se “Vendimi i Sekretarit të Mbrojtjes pasqyron gjykimet tanë operacionalë si dhe përforcimin e natyrës së rrezikut”. /The Telegraph/Bota.al
Less than a minute