Nga Fareed Zakaria
Liderët kudo, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara, e kuptojnë se “e gjithë politika është lokale”. Por duke kaluar disa ditë në Britani, unë u trondita sesa provinciale ishte bërë. Pas një vrulli të jashtëzakonshëm 300-vjeçar, Britania ka dhënë në thelb dorëheqjen, si një fuqi globale
Të hënën që shkoi, kryeministri i Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron, mbajti fjalimin e tij të parë kryesor, pasi u rizgjodh në detyrën më të lartë – dikur të mbajtur nga Pit, Gledstoun, Dizraeli, Lloid Xhorxh, Çërçill dhe Theçër. Përballë një bote sfidash – duke përfshirë daljen e mundshme të Greqisë nga eurozona, një krizë masive të emigracionit në brigjet e Evropës, gjendjen e rrezikshme në Ukrainë, papajtueshmërinë e vazhdueshme me Rusinë, përparimin e Shtetit Islamik dhe vazhdimin e kaosit në Lindjen e Mesme – Kameron zgjodhi të flasë rreth… një plani për të siguruar që spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, të jenë të pajisura më mirë gjatë fundjavave