Bota

Britania po reflekton, rrugës drejt territorit të pashkelur

Screen Shot 2016-09-07 at 13.17.52

Kanë kaluar më shumë se dy muaj, që kur britanikët votuan për të lënë Bashkimin Europian, e megjithatë, prej debatit që vazhdon në Britani, duket sikur referendumi i 23 qershorit shërbeu vetëm për të intensifikuar pikëpyetjet mbi Brexit-in, shkruan e përditshmja New York Times. Kjo është gjë e shëndetshme. Një lëvizje kaq komplekse dhe me pasoja si kjo, mundet vetëm të përfitojë prej më shumë diskutimeve dhe reflektimeve. Në fund të fundit, është një territor i pashkelur. Britania po shkon drejt një të panjohura, ku asnjë vend tjetër i BE nuk ka shkuar më parë.

Kryeministrja Teresa May, e cila zëvendësoi David Cameronin pas referendumit, e përdori mbledhjen e parë të kabinetit pas pushimeve verore, për të përsëritur palëkundshmërinë e saj: “Brexit është Brexit” – qëllimi i saj është të udhëheqë Britaninë në daljen nga BE.

Sado kategorike që të tingëllojë, e vërteta është se qeveria e May nuk ka treguar ende unitetin apo ekspertizën, për të kryer negociatat tejet të ndërlikuara dhe delikate, të zhbërjes së 40 viteve integrim në Europë. Duket se qeveria nuk ka asnjë plan deri më tani, përtej premtimeve për të frenuar lëvizjen e lirë mes Britanisë dhe Be-së – një temë qendrore për ata që mbështesnin Brexit.

Mbrojtësit e qëndrimit argumentojnë se largimi nga BE do dëmtojë biznesin britanik, shërbimet financiare, diversitetin dhe inovacionin. Shpresa e tyre është që ndjenjat për Brexit do të ndryshojnë, sapo njerëzit të kuptojnë më mirë kostot dhe pasojat.

May nuk ka treguar shumë qartë se cilët mund të jenë prioritetet e saj në negociatat për daljen nga BE – për shembull nëse do të ishte gati të bënte kompromis për lëvizjen e lirë dhe kontributet në BE, në këmbim të një qasjeje sa më të madhe në tregun europian. Nuk ka shenjë që 27 anëtarët e BE janë gati t’i bëjnë lëshime Britanisë.

Sido që të shkojë, Kryeministrja ka thënë se nuk do të vërë në lëvizje zbatimin e Nenit 50, deri në fund të vitit. Kjo, të paktën i jep kohë qeverisë së saj, që të hartojë një plan, dhe vendit të debatojë, përpara se të ndërmerren hapa të pakthyeshëm. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button