Analiza

Britania publikon dosjet e fshehta të KGB-së

dosjetDosjet e kontrabanduara të KGB-së nga Rusia në Britani, në vitin 1992, nga zyrtari i KGB-së, Vasily Mitrokhin, janë hapur për publik për të parën herë. Kjo ishte njëra nga rrjedhjet më masive të inteligjencës në histori. Dokumentet e publikuara nga Qendra e Churchillit për Arkivim në Universitetin Cambridge, i përshkruajnë komplotet e sabotimit, kurthet me bomba të depove të armatimit, dhe një armatë të agjentëve të fshehur në perëndim. Mitrokhin ishte arkivist i lartë në selinë e KGB-së për inteligjencë të jashtme. Për më tepër se një dekadë ai fshehtas i ka marrë dosjet në shtëpi, i ka kopjuar me shkrim të zakonshëm të dorës, dhe pastaj i ka shtypur dhe kompletuar ato në vëllime, transmeton Rel. Në vitin 1992 ai ia doli të largohej në Britani me dosje. Në Britani ai e kaloi një pjesë të jetës së tij deri në vitin 2004, kur vdiq në moshën 81 vjeçare. Në dokumentet e reja të publikuara përfshihet edhe lista me agjentët në Amerikë gjatë disa dekadave. Kjo listë i ka 40 faqe me afro 1 mijë emra. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button