Aleksandër dhe motra e tij Sasha Pincovski të martën në mëngjes ndodheshin në aeroportin e Brukselit, po bënin check-inin dhe do të ktheheshin në shtëpi, në Nju Jork. Ishin në telefon me familjen. Nëna rrëfen se papritur u dëgjua një shpërthim dhe zhurma e xhamave që thyheshin. Pastaj asgjë. Vëllai dhe motra Pincovski mund të jenë dy prej viktimave të atentateve të fundit në zemër të Europës. Familjarët shpresojnë ende të mso jetë kështu, se ndodhen në ndonjë spital. Në rrjetet sociale kanë publikuar fotografitë e tyre dhe kanë bërë thirrje. Qeveria amerikane përmes një zëdhënësi ka bërë të ditur dje se kanë mbetur të plagosur një dyzinë nënshtetasish amerikanë, por për momentin nuk ka konfirmime që të ketë të vdekur.
Pincovskët, babai i të cilëve është nga Mastrihti, kishin qenë për pushime në Holandë. Cameron Cain ka shkruajtur ndërkohë në Tuiter: “Ju lutem më ndihmoni të gjej të fejuarin tim Aleksandër dhe motrën e tij, Sasha”… /bota.al