Dallimet gjinore kanë të bëjnë me shumë aspekte të jetës sonë, por edhe me mënyrën sesi e shohim botën, dhe se si secila gjini sillet me të. Një eksperiment i vëzhgimit të syrit, ka konfirmuar atë që tashmë e dinim: burrat dhe gratë e shohin botën në mënyra të ndryshme. Konfirmimi vjen nga një eksperiment i gjerë mbi mënyrën e të vëzhguar të fytyrave, të kryer mbi 500 njerëz, bazuar në matjen e fiksimeve dhe lëvizjen e syve.
Nën drejtimin e këtij studimi ishin psikologët e Universitetit Mbretëresha Meri në Londër, të cilët monituan vullnetarët brenda një muzeu të Shkencave, për një periudhë 5-javore. Subjekteve iu kërkua të shohin për 15 minuta një aktor gjatë një lidhje me Skype, dhe të raportonin sa komod ndiheshin me atë person.
Gratë u përqendruan kryesisht në anën e majtë të fytyrës së tij, duke u fiksuar veçanërisht mbi syrin e tij të majtë, por më në përgjithësi hulumtuan fytyrën e të panjohurit më gjatë se sa burrat. Ishte madje e mundur të thuhej nëse personi që po shqyrtohej ishte një burrë apo një grua, vetëm nga vëzhgimi i lëvizjes së syve, me një saktësi që ishte afër 80 përqindëshit.
Nuk bëhet fjalë për një rastësi. “Shpesh dëgjohet të thuhet që burrat dhe grate i shohin gjërat ndryshe. Shqyrtimi i lëvizjes së syve, është dëshmia e parë që mbështet teorinë se ne e marrim informacionin vizual në mënyra të ndryshme”- thotë Izabel Marshall, një nga autoret e studimit. / www.bota.al