Histori

Butch Cassidy e Sundance Kid – Banditë apo heronj?

Kështu lindi një legjendë / Ishin grabitës rastësorë bagëtish, u shndërruan në heronj të përplasjes së fortë mes pronarëve të vegjël të tokave dhe fermerëve të mëdhenj. Luftonin kundër abuzimeve të klasës dominuese duke grabitur bankat dhe sulmuar trenat, të ndjekur nga sherifë dhe vullnetarë por të adhuruar nga populli i pionerëve dhe kaubojsve

Mëngjesin e 24 qershorit 1884, katër burra me kuaj hynë në një qytezë të quajtur Telluride, në Colorado. Dy prej tyre zbritën dhe hynë në San Miguel Valley Bank, me fytyrat të mbuluara me shami; të tjerët qëndruan jashtë të mbanin kuajt. Njëri prej tyre nxorri një revole dhe e ngjeshi pas hundës së arkëtarit, pastaj thirri bashkëpunëtorët: “Ejani djema, mund të hyni”. Dy të tjerët hynë në bankë, mblodhën të gjithë paratë që arritën të gjejnë dhe u drejtuan për nga dera. Hipën mbi kuaj dhe, duke u larguar me galop, dolën jashtë qytetit, duke shtirë në ajër për të trembur këdo që do të kish qenë aq i marrë sa t’i ndiqte pas. Sherifi vendës arriti të bashkojë disa vullnetarë për t’iu qepur pas grabitësve, por pas dy orësh kërkimesh më kot vendosën të gjithë të kthehen në shtëpi. Gazetat shkruajtën se katër të jashtëligjshmit ishin larguar bashkë me 21 mijë dollarë.
Kjo që rrëfyem më lart është një prej grabitjeve të para të kryera nga Butch Cassidy dhe Sundance Kid. Karriera e tyre plot ngjarje në “bandën e egër”, një prej bandave më të famshme të të jashtëligjshmëve në hsitorinë e Amerikës, është rrëfyer në qindra filma, libra dhe dokumentarë. Megjithatë, edhe sot pyetet cfarë i shtyu Butch dhe Sundance që të bëheshin protagonistë të skenës kriminale të epokës së tyre? Dhe mbi të gjitha, përse siguruan mbrojtjen e kaubojsëve dhe u brohoritën si heronj?Kërkime të reja si dhe dokumenta të zbuluar rishtaz në arkivat e shtetit të Ëyoming dëshmojnë se si Butch dhe Sundance u përshtatën në mënyrë të përsosur me mentalitetin dhe kulturën e pionerëve dhe hajdutëve të bagëtive që shkonin e vendoseshin në zona të ndryshme të Perëndimit, duke ndërhyrë direkt në luftërat e ashpra mes pronarëve të mëdhenj të tokave dhe fermerëve të vegjël.
Pionerë dhe hajdutë bagëtish
Në atë kohë Perëndimi shihej si tokë e shanseve të mëdhenj për ata që vinin nga lindja. Kaubojsë të shumtë vinin që të kërkonin një jetë të re. Mes tyre ishin edhe i riu Robert LeRoy dhe Harry A. Longabaugh (që shumë shpejt u shndërruan në Butch dhe Sundance). Butch kish lënë shtëpinë e tij në Utah në moshën 18 vjec, kish punuar në ferma dhe në fund ishte zhvendosur drejt Telluride. Ishte një djalosh aventurier, që dëshironte të ndërtonte një jetë të re. Sundance kish lënë Pennsylvanian kur ishte vetëm 15 vjec: ishte bashkuar me kushëririn e tij, George, i cili qe nisur me të shoqen dhe djalin për të mbërritur në Durango, Colorado.
Një nen i një ligji të vitit 1862 lejonte të gjithë ojesëtarët me moshë mbi 21 vjec të një familjeje që të kërkonin 160 akër tokë ku të vendoseshin, me kushtin që të ndërtonin një shtëpi dhe të banonin aty për të paktën 5 vite. Vec kësaj, Ligji i Desert Land i 1877 thoshte që kushdo mund të blinte deri 640 akër tokë të braktisur me 25 cent/akër.Këto norma patën pasoja të mëdha negative mbi pronarët e fermave të mëdha, që shihnin tokat publike, ku zakonisht kullosnin bagëtitë, të bëheshin prona të të ardhurve të rinj.
Familja Longabaugh u transferua në një fermë në Cortez, në Colorado rreth vitit 1884. Pak më vonë, Sundance gjeti punë si bari në një fermë, ndërkohë që vëllai i vogël i Butch, Dan Parker, u pranua në një fermë aty pranë, në Utah.
Pikërisht kjo mund të ketë qenë lidhja e tyre e parë. E sigurtë është që mbetën miq deri në vdekje. Butch ishte një djalë i qeshur, të cilin e donin të gjithë dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar. Ndërsa Sundance ishte më i tërhequr, ndoshta për shkak të drojës së tij, gjë që nuk e pengoi të bëhej shumë shpejt një prej qitësve më të mirë në Perëndimin e egër. Në kohën kur u takuan, Butch dhe Sundance kishin pasur të bënin tashmë me autoritetet e ligjit.
Pronarët e mëdhenj nuk i duronin dot fshatarët dhe kaubojsët, që kishin bashkuar forcat për të ndërtuar ferma të vogla. Pësopnin edhe humbje të mëdha në bagëti, për shkak të krerëve që grabiteshin vazhdimisht. Ishte e zakonshme për njerëz si Butch dhe Sundance që të grabisnin apo të shtinin në dorë kopetë që largoheshin nga tufat e mëdha dhe të siguronin kështu një fitim të madh ndërkohë që punonin si ndihmësa në ferma. Njerëzit e ligjit dhe pronarët e mëdhenj filluan të ashpërsojnë qëndrimin për të mbrojtur interesat e tyre kundër armikut të përbashkët: të ardhurit rishtaz.


Fermerët e mëdhenj me pronarët e mëdhenj të tokave, së bashku me spekulantë të fuqishëm, kishin krijuar shoqatën e rritësve të bagëtive të Ëyoming në vitet ’70 për të mbrojtur bizneset e tyre. Shumë shpejt nisën të pajtojnë detektivë për të gjurmuar, burgosur apo vrarë cdo kauboj që nuk vepronte sipas rregullave të tyre. Miratimi i Maverick Laë në vitin 1884, që pengonte këdo të mbante bagëti pa shenjë i rëndoi gjërat. Ishte nëj prej arsyeve përse 20-vjecari Sundance përfundoi në telashe. Ai kish gjetur punë si ndihmës bari në Fermën VVV në Lumin Belle Fourche, Ëyoming. Kur u largua u akuzua se kish vjedhur një kalë ngjyrë gri, një revolver dhe një shalë, që u zhdukën nga momenti kur ai u largua. John Clay, që drejtonte fermën dhe pritej të zgjidhej president o shoqatës, nxiti sherifin e Crook County, James Ryan, që ta ndiqte dhe ta kthente pas Sundance. Në 3 gusht, ky u dënua me 18 muaj punë të detyruar. Por do të hakmerrej shumë shpejt, në 28 qershor 1897, duke grabitur Butte Bank Belle Fourche, në South Dakota, një bankë ku Clay ishte një prej aksionerëve kryesorë.
Lincimet
Për të sulmuar fermerët e vegjël, pronarët e mëdhenj të tokave pajtonin banditë mercenarë me pagesë. Pikërisht në këtë mënyrë, në 1889, “Cattle Kate” dhe shoku i tij James Averyll u vranë me një goditje pistolete dhe u varën në një shtyllë jashtë fermës së tyre. Shoqata i kish akuzuar si hajdutë bagëtish, nonëse nuk kish asnjë provë. Ky ekzekutim ishte shkëndija që shkaktoi një revoltë të madhe të fshatarëve. Përgjegjësi për lincimin, George Henderson, ishte jo vetëm kryebariu i fermës së John Clay, por ai ishte paguar për të ndjekur hajdutët e bagëtive. Kur Clay mori telegramin që e informonte për lincimin që kish ndodhur, lajmëroi menjëherë Shoqatën e cila u angazhua për të siguruar mbrojtjen e duhur për përgjegjësit e atij ekzekutimi pa proces të një burri dhe një gruaje ndoshta të pafajshëm.
E gjithë historia doli në dritë një muaj pasi Butch dhe Sundance kishin kryer grabitjen në Telluride. Me paratë që përfundonin në arkat e bankave falë kontributeve të anëtarëve të Shoqatës dhe të aksionistëve të kompanisë hekurudhore “Union Pacific Railroad”, grabitja e asaj banke duhet të jetë dukur një hakmarrje e drejtë për të dy, aq më shumë që pionerët e zemëruar ishin gati të mbronin këdo që godiste interesat e armiqve të tyre. Me Sundance në burg për atë historinë e grabitjes së kalit, Butch bleu një fermë me një tjetër kauboj, në Heiner, në Horse Creek në Ëyoming, ndoshta duke përdorur paratë e grabitjes së Telluride. Të dy kaluan së bashku Krishtlindjet e 1889. Në vitin 1890, Butch u transferua në Johnson County, një konte e Ëyoming, dhe më pas në Blue Creek. Por shumë shpejt e shiti pronën dhe u largua, me shumë gjasa me ndonjë sherif të vënë pas.  Nga ana e tij Sundance, pasi doli nga burgu, u drejtua për nga Montana dhe Kanadaja. Të dy e dinin tashmë se ishin në shënjestër të drejtësisë.
Butch ishte 26 vjec dhe Sundance ishte një vit më i ri kur në Poëder River County ndodhi masakra e Johnson County. Anëtarët e Shoqatës, të zemëruar nga grabitjet e vazhdueshme të pronarëve të vegjël dhe të hajdutëve të bagëtive, kishin organiuar një ekspeitë ndëshkuese. Në 5 prill 1892, një tren me gjashtë vagonë u nis nga Cheyenne për të arritur në Casper, në Ëyoming: në të ndodheshin 25 burra të armatosur që vinin nga Texas, me kuaj, karroca dhe rezerva të cdo lloji, të gjithë të rekrutuar nga Frank Ëolcott, fermer i madh dhe anëtar i Shoqatës. Frank M. Canton, sherif i Johnson County, i njohur se kish vrarë me gjak të ftohtë një numër të madh nejrëzish, u pagua 5 dollarë në ditë për të udhëhequr mercenarët e ekspeditës kundër hajdutëve të bagëtive, me një bonus prej 50 dollarësh për cdo hajdut të vrarë. Ekspedita, të cilës iu bashkuan edhe 25 vullnetarë vendës, mbështetej financiarisht nga Union Pacific. “Pushtuesit”, sic u quajtën anëtarët e ekspeditës kishin një listë të zezë me emrat e disa hajdutëve të njohur të bagëtive, për t’u ekzekutuar. Një fermer i vogël, Nate Champion, ishte i pari: i rrethuar në shtëpinë e tij, goditi më kot kundër sulmuesve gjashtë herë me pistoletë përpara se ta vrisnin. Vrasësit i lanë mbi gjoks një letër ku shkruhej: “Hajdutë bagëtish, kini kujdes”.
Kur Butch mësoi për atë ekspeditë kundër hajdutëve të bagëtive, u tha miqve të tij Ëarner dhe McCarty që donte të merrte pjesë edhe ai. Në anën e hajdutëve, sigurisht. Ëarner do të kujtonte: “Nuk kish nevojë të bindeshim. Bëmë gati armët dhe u hipëm kuajve”. Ndërkohë, një fermer i vogël, Jack Flagg, kish dhënë alarmin dhe një grup prej 200 burrash u nis në 10 prill, me qëllimin të plackiste shtëpitë e pushtuesve. Butch vendosi të përfitojë nga rasti që i jepej dhe, me Ëarner dhe McCarty, vendosi të grabisë sa më shumë bagëti që të mundej. U zunë në befasi nga një grup vullnetarësh dhe u detyruan të largohen. Me rikthimin në bazë, grupi i pronarëve të vegjël arriti që të rrethojë pushtuesit dhe të vrasë tre prej tyre. Një prej mercenarëve të shoqatës arriti të largohet dhe informoi mikun e tij, Amos Ë. Barber, guvernator i Wyoming, duke kërkuar përforcime urgjente.


Barber i dërgoi shumë shpejt një telegram presidentit të SHBA, Benjamin Harrison, duke i kërkuar të dërgojë ushtrinë. Ushtarët e Kalorësisë së Gjashtë erdhën menjëherë në ndihmë të ekspeditës. Por kur kontrolluan “pushtuesit” zbuluan se sherifi Canton kishte me vete atë listë të 70 hajdutëve të bagëtive për t’u ekzekutuar. E gjithë kjo përfundoi tek New York Times që shkruajti: “Ka prova për të dënuar të paktën 20 fermerë të rëndësishëm në Cheyenne, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, përvec se disa të ardhur nga Omaha si dhe një numër të madhnejrëzish që kanë poste të lartë në shtetin e Ëyoming. Do të akuzohen të gjithë për bashkëpunim me ekspeditën ndëshkuese, dhe për shumë prej tyre do të lëshohet një mandat arresti”. Megjithatë, asnjë nga të dyshuarit nuk doli ndonjëherë para gjyqit; mercenarët, të liruar me kusht, u kthyen në Texas dhe akuzat kundër fermerëve të Shoqatës u tërhoqën. Vrasjet e tyre mbetën të pandëshkuara.
Po atë muaj, zotërinjtë e bagëtive patën hakmarrjen e tyre. Al Heiner dhe Butch Cassidy u arrestuan dhe dënuan për grabitje kuajsh. I nxitur nga Shoqata, zëvendës sherifi Bob Calverly u vu në gjurmë të Butch dhe më vonë do të rrëfente se “do të duhej një plumb dhe një nofull e thyer me pistoletën time përpara se të arrija ta ndalja”. Butch u dënua me dy vite burgim por u lirua pas 18 muajsh.
Ushtarët e Kalorësisë së Gjashtë u vunë në mbrojtje të pronarëve të mëdhenj të tokave ndërkohë Sundance i kish investuar kursimet e tij në një bar në Calgary, Kanada, por edhe ai nuk ishte aspak për një jetë të qetë. Trazirat e Johnson County i sollën idenë të sulmonte hekurudhat, aksionistët e të cilave ishin mes mbështetësve të pushtuesve. Në 29 nëntor 1892 Sundance dhe dy të tjerë sulmuan vagonin e postës së Great Northern Train, por nuk i grabitën pasagjerët.
Këta ishin hapat e parë të një karriere kriminale që vazhdoi edhe për nja 15 vite. Në këtë periudhë të gjatë Butch Cassidy dhe Sundance Kid vepruan së bashku, u mbrojtën nga pronarët e hekurudhave dhe nga fermerët e mëdhenj dhe arritën të përgjigjen goditje pas goditje, duke u grabitur atyre bagëtitë, duke u grabitur bankat, duke u hedhur në erë trenat. Deri në “betejën” e San Vicente, në Bolivi, në 8 nëntor të vitit 1908 që është rrëfyer nga filmi “Butch Cassidy dhe Sundance Kid”, i vitit 1969. Sipërmarrja e fundit që i dha fund një herë e mirë epopesë së tyre. Kërcimi që kishin bërë, nga grabitës të vegjël bagëtish, në banditë legjendarë, ishte i dukshëm për të gjithë. Por nuk i pengoi që në sytë e kolonëve të keqtrajtuar të Perëndimit të Largët, këta banditë të shfaqeshin si heronj. /Atlantic – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button