Bota

Cameron, i pari kryeministër konservator që e çon fëmijën në një shkollë publike!

Screen Shot 2015-03-07 at 21.55.55

Ai vetë ka studjuar në Eton, në kolegjin e elitës britanike, në ndërkohë që vajzën do ta dërgojë në një shkollë publike.

David Cameron shndërrohet kështu në kryeministrin e parë britanik që një prej fëmijëve të tij do të studjojë në një shkollë publike.

Që nga viti i ardhshëm, Nancy, 11 vjeçe, do të shkojë në shkollën ”Grey Coat Hospital”, në Westminster.

Shkollë publike, por jo një shkollë çfarëdo, pasi ndodhet vetëm pak metra nga Downing Street.

Këtë fakt, media britanike e sheh si një shenjë që Cameron është i sigurt se do t’i fitojë zgjedhjet e 7 majit.

Shkolla, ku ai dhe bashkëshortja Samantha kanë vendosur të çojnë vajzën e tyre, konsiderohet si një nga më të mirat në Britaninë e Madhe.

Shumetnike, por me një theks të fortë fetar, ”Grey Coat Hospital” është një shkollë shumë e ashpër.

Nëse një nxënës harron librat në shtëpi apo shpërqëndrohet gjatë orës së mësimit, atëhere detyrohet të qëndrojë në shkollë përtej orarit të mësimeve duke u mbyllur në një dhomë të veçantë.

Leave a Reply

Back to top button