Bota

Ceremonia mortore e kushtueshme dhe pompoze që Tajlanda i dha Mbretit Bhumibol

Ceremonia mortore e mbretit të Tajlandës, Bhumibol Adulyadej që vdiq para një viti,  filluan këtë të enjte duke nisur kështu një rit, ku morën pjesë më shumë se 200 000 persona për t’i dhënë lamtumirën e fundit monarkut që sipas juntës qeveritare e kishin ngritur në statusin e hyut. Mbreti vdiq në moshën 88 vjeçare në tetor të 2016 dhe që atëherë u mbajt në pallat, ku nderohej sipas ritualit budist. Ceremonia filloi në mëngjes me mbërritjen në një Rolls Royce, 20 minuta me vonesë, të djalit trashëgimtar, mbretit Maha Vajiralongkorn, i veshur me uniformë ushtarake.  Më pas trupi u çua nga Pallati në një krematorium i ngritur enkas për këtë rast. Ky krematorium u realizua nga artizanët më të mirë dhe përfaqëson malin Meru që sipas traditës budiste është qendra e universit. Ka një strukturë të artë me gjatësi 50 metra dhe që ka kushtuar 90 milion dollarë.  Që në mëngjes njerëzit prisnin në rrugë për të marrë pjesë. Kjo ceremoni do të zgjasë  deri në orën 22 të ditës së sotme, kur Maha Vajiralongkorn, i biri t’i verë flakën. Në ceremoni marin pjesë të gjitha shtëpitë mbretërore nga e gjithë bota që nga mbretëresha e Hollandës, mbretëresha Sofia e Spanjës dhe mbretëresha Matilde e Belgjikës. “Ai ishte perfekt. Ndihmoi shumë njerëz në Tajlandë. 70 milionë tajlandezë janë mbledhur nga dashuria për të,” – tha Wacharadej Tangboonlabkun, një banor 65 vjeçar që si shumë të tjerë nuk ka njohur tjetër mbret. Vdekja e një figure të tillë në një vend të pasigurt e lenë vendin mes shumë dyshimeve, – shprehen disa. Gjatë 70 viteve të mbretërisë, mbreti Bhumibol jetoi mes protestave të dhunshme, qeverive kalimtare, grushteve të shtetit, megjithatë është shumë e vështirë të vlerësosh popullaritetin e monarkut. “Monarkia ka monopolizuar formën në të cilën opinioni publik tajlandez perception historinë politike, – shprehet për AFP-në historiani David Streckfus. Junta qeverisëse ka burgosur një numër rekord personash që kur ka marrë pushtetin, pas një grushti shteti në vitin 2014. Shefi i juntës, general Prayut Chan-O-Cha, mori pjesë në këtë ceremoni dhe ishte ai që orkestroi grushtin e shtetit në momentin kur Bhumibol iu rëndua shëndeti. Gjatë një viti vazhdojnë pikëpyetjet mbi orientimin që do t’i japë Maha Vajiralongkorn instuticionit. “Krematori përfaqëson një fund të historisë së mirëorganizuar nga elitat, -shprehet Streckfuss.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close