Sport

Çështja Bonuçi/ Kapiteni: Nëse nuk më duan në skuadër unë e lë shiritin

Skuadra e Milanit duket se nuk po kalon një fazë të mirë, kjo duket dhe nga rezultat negative që ka marrë në 5 ndeshjet e fundit. Një fitore, një barazim dhe tre humbje janë statistikat që flasin kundër Milanit. Gishti për rezultate te këqija është vënë mbi trajnerin Montela, por drejtuesit i kanë dhënë ende besim. Nën shënjestër të sulmeve ka qenë dhe kapiteni Leonadro Bonuçi.

Kapiteni u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e djeshme ku kuqezinjtë barazuan 0-0 në “San Siro” me Xhenoan. Si pasojë e presionit të madh që ka ndjerë për shkak të rezultateve negative të skuadrës, mediat italiane zbulojnë se ai ka hequr dorë nga shiriti i kapitenit pas takimit të humbur 2-0 me Sampdorian, 4 javë më parë.

“Nëse jam unë problemi, shiritin e keni këtu. Merreni dhe jepjani atij”, mësohet të ketë thënë Bonuçi duke propozuar që kapiten të jetë sërish Rikardo Montolivo.

Por një propozim i tillë është refuzuar nga skuadra dhe të gjithë kanë shprehur besim te mbrojtësi italian, i cili shikohet si një nga shtyllat e ringritjes së Milanit në nivelet e larta.

Leave a Reply

Back to top button