Komplote

Çështja “Petrov” / Spiuni që erdhi nga i ftohti… dhe dezertoi

petrov

Spiuni sovjetik Vladimir Petrov, mbërriti në Australi në vitin 1951, me misionin e krijimit të një rrjeti spiunazhi australian, që do të mbikqyrte qytetarët sovjetikë atje, dhe minonte çdo lëvizje anti-sovjetike.

Ai bëri pak përparim në këtë çështje, ndërsa u kritikua ashpër nga Kremlini.

Petrov i ndau problemet e tij në mirëbesim me emigrantin polak Mikael Bialoguski, i cili punonte për Organizatën e Sigurimit dhe Inteligjencës Australiane (ASIO). Ky i fundit, i raportoi qendrës se Petrov ishte një dezertor i mundshëm. Petrovit iu dha emri i koduar “Kabina e kandidatit”. Në prill të vitit 1954, pas 6 javë negociatash me ASIO-n, Petrov siguroi dokumente mbi aktivitetet e inteligjencës sovjetike në Australi dhe dezertoi menjëherë, ndërsa ASIO e vendosi atë në një shtëpi të sigurtë në Sidnejin verior.

Fillimisht, autoritetet sovjetike e akuzuan Australinë për rrëmbimin e Petrov, para se të kuptonin të vërtetën. Gruaja e tij, Evdokia u vu nën arrest shtëpiak nga ambasada sovjetike, dhe dy korrierë erdhën që ta kthenin në Bashkimin Sovjetik për ta gjykuar. Në aeroport u mblodh një turmë e zemëruar, për të parandaluar hipjen e saj në aeroplan, por ajo u tërhoq me forcë në bord me ndihmën e ekuipazhit të fluturimit. ASIO vendosi të ndërhyjë, dhe kur avioni u ul për t’u furnizuar me karburant në Darvin, Evdokia u nda nga korrierët dhe u pyet nëse donte për të qëndruar në Australi.

Pavarësisht frikës për familjen e saj në Moskë, ajo ra dakord me gjysmë zemre. Dokumentet që u kishte dhënë Petrov, përmbanin informacione të rëndësishme mbi grupe politike dhe mediatike, të cilët sovjetikët shpresonin t’i bënin bashkëpunëtorë. Dokumentet gjithashtu implikonin disa anëtarë të stafit të H.V Evat, kreu i opozitës, i cili akuzoi qeverinë australiane për falsikifime.

Komisioni Mbretëror vendosi që dokumentet ishin të vërteta. Evat shkaktoi të qeshura në Parlament, kur ai zbuloi se i kishte shkruar një letër ministrit të jashtëm sovjetik, Molotov duke e pyetur nëse dokumentet ishin të vërteta, dhe ky i fundit ishte përgjigjur:”Jo”. Me rrënimin e reputacionit të Evat, Partia Laburiste u shthurr. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button