Bota

Çfarë di në të vërtetë shërbimi i fshehtë amerikan për ISIS?

isil

Një shkak madhor i gafës së presidentit Bush në Irak, ishin dështimet e shërbimeve të fshehtë, në fillim për armët e shkatërrimit në masë të Sadam Huseinit, dhe më pas, kur u bashkuan pikat për komplotin e 11 shtatorit, lidhjen e presidentit iraken, me al kaedën e Osama bin ladenit. Partnerit të Bushit në fiaskon e Irakut, tony Blair, iu deshën më shumë se 13 vjet për të pranuar në emisionin e Fareed Zakarisë në CNN, se plani i luftës që çoi drejtpërdrejtë në ngjitjen e Shtetit Islamik në Siri dhe Levant dhe shkatërrimi që ai ka shkaktuar në Lindjen e Mesme, ishte i bazuar në informacione “të gabuar’ të shërbimeve të fshehtë.

Tani, teksa presidenti Obama është në agoni për mënyrën si duhet të mposhtë ISIL-in, duket se po ndodh sërish. Shumë analistë kishin argumentuar prej vitesh, se mungesa e vizionit të Obamës në lidhje me Irakun dhe strategjia e tij jo e efektshme në Siri, do të krijonin një vrull radikalizues që do të ndihmonte ISIL të zgjeronte fuqinë e tij.

Dështimi i shërbimeve të fshehtë amerikanë në luftën në Irak është rishfaqur, duke çuar në akuza se Komanda Qendrore e SHBA, Centcom, e cila mbikëqyr operacionet ushtarakë në Lindjen e Mesme, i ka zbuluruar të dhënat për ISIL dhe Irakun. Këtë javë, Obama urdhëroi zyrtarët e lartë të mbrojtjes që të gjejnë nëse vlerësimet e klasifikuar të shërbimeve të fshehtë, që hartohen për politikëbërësit, janë ndryshuar në Centcom, me qëllimin për të reflektuar një panoramë më optimiste për fushatën e SHBA kundër ISIL.

Me defektet e zbuluar në antiterrorizmin e Francës pas sulmeve të 13 nëntorit, skandali i Centcom ka fituar gjithnjë e më shumë vëmendje, duke përfshirë dhe një hetim të Kongresit.

Nju Jork Tajms, që e nxorri e para lajmin, raportonte se mbikëqyrësit i kishin ndryshuar konkluzionet, për të fshehur disa prej dështimeve ushtarakë të SHBA, në stërvitjen e trupave irakene dhe goditjen e ISIL. Sipas gazetës, analistët thonë se mbikëqyrësit ishin veçanërisht të prirur që të shfaqnin një panoramë më optimiste për rolin e SHBA në konflikt.

Duket se raportet e shërbimit të fshehtë për Centcom kanë mbivlerësuar progresin ushtarak kundër ISIL në Irak, duke i dhënë Obamës hapësirë manovrimi për të shmangur përgjegjësinë për ngjitjen e ISIL. Ai pak informacion që ka dalë deri tani për skandalin e Centcom tregon se problemi shkon përtej dështimit të analizës.

 

Leave a Reply

Back to top button